Përfundon Botërori i Formula Uno
Abu Dhabi -Xheson Baton është kampioni i Botërorit të Formula 1, ndërsa skuderia për të cilën ai garon, Brawn GP ka marrë gjithashtu vendin e parë në Botërorin 2009.
Kampionati është mbyllur me garën e Abu Dhabit e cila nxorri fitues Sebastian Vetel të Red Bull. Vendi i dytë sërish për Red Bull me pilotin australian Mark Veber, ndërsa në të tretin u rëndit kampioni i botës i shpallur që në Cmimin e Madh të Brazilit, Xhenson Baton. Vendi i katërt shkoi për Rubens Barrikelo.
Ky sezon ka rezultuar zhgënjyes për skuderitë e mëdha si Ferrari dhe Meclaren, ndërsa tashmë pritet se cili do të jetë reagimi i tyre në sezonin e vitit të ardhshëm.
(e.n/BalkanWeb)