Cana, kritika arbitrit: Gaboi që më dha karton
Edhe pse është i pezulluar për shkak se ka marrë 5 kartona të verdhë, Lorik Cana do të udhëtojë me ekipin e tij Sandërlendin për ndeshjen e fundjavës kundër Totenhemit. Pas një ndërhyrje ndaj Mark Noble, mesfushori shqiptar mori kartonin e pestë të verdhë në Premier Ligë ditën e shtunë kundër Uest Hemit. “Më vjen shumë inat që jam pezulluar, por gjithsesi do të shkoj në Londër bashkë me skuadrën, - deklaroi Cana. – Dua të jem aty para ndeshjes për të ndihmuar në mënyrën që mundem. Besoj se është e rëndësishme të shkoj atje dhe të jem pranë ekipit”. Mesfushori shqiptar rrëfeu edhe momentin e marrjes së kartonit të verdhë kundër Uest Hemit, duke deklaruar se arbitri Andre Marriner e kishte tepruar, megjithëse ishte treguar i sinqertë që më parë duke e paralajmëruar se çfarë do të ndodhte. “Gjyqtari më tha të isha i kujdesshëm, pasi nëse bëja një tjetër ndërhyrje me takë do të më jepte karton të verdhë. U mundova të jem i kujdesshëm, por ishte e vështirë, - u shpreh Cana. – Mendova se ndoshta arbitri nuk do të më ndëshkonte aq shpejt, por gabova. Gjithsesi ishte një faull, por jo për karton të verdhë. Unë nuk kisha ndërmend të dëmtoja kundërshtarin. Është e vështirë të luash për 79 minuta duke qenë i ndëshkuar”, deklaroi futbollisti kuqezi.
Roli i liderit
Pasi pranoi gabimet e veta, Lorik Cana ka folur edhe për kartonin e kuq të marrë nga sulmuesi Ken Xhons, për një shtyrje në ndaj Herita Ilungas në kraharor. Sipas Canës, lojtarët e Sandërlendit duhet të mësojnë nga situata të tilla, pasi janë të shumta rastet kur lojtarët kundërshtarë simulojnë në fushën e lojës. “Ken nuk donte ta lëndonte, ai thjeshtë e shtyu pak, - tha kosovari. – Ishte një reagimi i kundërshtarit që çoi në nxjerrjen e kartonit të kuq. Mendoj se duhet të ishte i verdhë, por Ilunga e luajti mirë pjesën e vet të kinemasë. Duhet të mësohemi të tregohemi me më shumë përvojë në këto situata”. Fjalët e Lorik Canës gjetën edhe përkrahjen e trajnerit Stiv Brus, që tha se ishte kjo arsyeja përse ia dha atij shiritin e kapitenit, duke ia hequr Din Uajthed. “Kapiteni është një ndihmë e madhe, pasi ai është një shembull, - u shpreh Brus. – Është një problem i madh që Cana do të na mungojë në takimin e radhës. Kur të mungon Loriku, Ken Xhons apo Li Katermol, bëhet fjalë për një humbje të madhe”, deklaroi trajneri i Sandërlendit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)