E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë në stadium gjatë ndeshjes Gramshi-Elbasani

GRAMSH- Skena dhune mes dy tifozerive në ndeshjen Gramshi –Elbasani. Gjatë ndeshjes së javës së nëntë, tifozeritë respektive janë bërë protagonistë të skenave të dhunës në stadium duke qëlluar me gurë. Si pasojë, një fëmijë ka pësuar dëmtime të lehtadhe është transportuar në spitalin rajonal. E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë pjesës së dytë të takimit të zhvilluar në stadiumin e Gramshit. 80 forca policore kanë qenë të pranishme ndërsa janë shoqëruar në komisariat disa nga tifozët. Sherri ka vazhduar për rreth 30 minuta dhe është mbyllur pas fundit të ndeshjes.
Ndeshja Gramshi-Elbasani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola. Loja mes një numeri rekord spektatorësh nga Gramshi, Elbasani por dhe nga Cërriku ka nisur e fortë për të dy ekipet ku Elbasani punoi në fushë me një mbrojtje mjaft të përforcuar.
Gramshiotët kanë ndërtuar aksione të bukura por pa mundur të konkretizojnë, ndërkohë që edhe ekipi Elbasanas i është afruar disa herë portës kundërshtare. Në minutën e 60-ë Elbasani u detyrua të luajë me 10 futbollistë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Guci.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›