Perfundon Samiti i G20

Ka përfunduar dita e dytë e takimit të liderëve të G20 në Kanë.
Kriza e borxheve në Eurozonë dominoi punimet dyditore të takimit.
Menjëherë pas përfundimit, presidenti francez dhe njëkohësisht ai i radhës së samitit, Nikolas Sarkozy, ka bërë një përmbledhje mbi atë çka u fol dhe u vendos në këtë samit.
Marrëveshja e parë e arritur ishte ajo mbi rritjen e burimeve të FMN-së për kontributin ndaj vendeve në krizë. Taksa mbi transaksionet financiare nuk u mor në konsideratë nga disa vende. Ndërkohë që u vendos për një luftë të ashpër ndaj evazionit fiskal.
Udhëheqësit e G20 kanë përfunduar samitin e tyre në Kanë me një plan për nxitjen e zhvillimit dhe të ribalancim të ekonomisë globale. Kriza e borxheve në Eurozonë ka dominuar të gjithë takimin e kanës.
Udhëheqësit e G20 kanë rënë dakord për të rritur burimet e FMN-së. Menjëherë pas përfundimit, presidenti francez dhe njëkohësisht ai i radhës së samitit, Nikolas Sarkozy, ka bërë një përmbledhje mbi atë cka u fol dhe u vendos në këtë samit.
"Ne do të luftojmë për të mbrojtur Evropën dhe euron." Ka qenë kjo kryefjala e Sarkozisë përpara mediave ndërkombëtare.
Ai konfirmoi vendimin për rënien dakord të liderëve për të rritur burimet e FMN dhe hapat specikike ndaj kontributit për vendet me borxh të lartë.
Gjithashtu presidenti francez ka shprehur keqardhjen që në samit nuk u arrit marrëveshja për taksimin e transaksioneve financiare. Ai tha se Franca dhe Gjermania ishin në favor të kësaj takse, por shprehu besimin se kjo cështje do të ishte në fokus të bisedimeve të tjera dhe të taksa të vihet në zbatim vitin e ardhshëm.
Presidenti i Komisionit europian Jose manuel Barroso, ka konfirmuar se Italia i ka kërkuar FMN të monitorojë zhvillimet e angazhimeve të ndërmarra nga qeveria Berluskoni për masat në uljen e deficitit.
Ai ka sqaruar se kërkesa e Romës ishte vullnetare. Në javët e ardhshme ka shtuar Barroso, do të survejojmë situatën e Italisë dhe aftësitë e saj për të përballuar angazhimet. Kjo është e rëndësishme për të gjitha vendet anëtare të BE. Javën e ardhshme Komisioni do të dërgojë në Romë një mision të posaçëm për monitorim të situatës.