"Xubi": Une e vrava Tahirin
Tirane- "Xubi" i Yzberishtit, ka pranuar dje para gjykates autoresine e vrasjes se 36- vjecarit, ndersa gjykata ka caktuar ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg". 36 vjecari Fatmir Avdillari ka deklaruar para gjykatesit te gatshem Sokol Tona, se "une e kam vrare Ardian Tahirin. Sapo kam dale nga burgu dhe do te rikthehem serish aty". Nga ana tjeter prokurori i ceshtjes, Etjen Kapo, i ka shpjeguar gjykates se ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur nje jave me pare ne rrugen "Irfan Tomini", prane nje lokali ne afersi te "Pallatit me Shigjeta", tek Ura Teknologjike. Sipas akuzes, krimi eshte kryer per motive te hakmarrjes, dhe kishte disa kohe qe ishte pergatitur nga ana e te pandehurit. Mesohet se prokurori i ka shpjeguar gjykates se "Xubi" gjate marrjes ne pyetje nga oficeret e Policise Gjyqesore, kishte deklaruar arsyet e ekzekutimit te Tahirit. Akuza ka shpjeguar gjykaten, se i pandehuri ka deklaruar me vullnetin e tij qe pasi kishte dale nga burgu, kishte marre informacione per vrasjen e vellait te tij ne Greqi, Fiqiriut, per te cilen dyshonte se ishte vrare nga viktima. Me tej, sipas akuzes, ai kishte shpjeguar se per viktimen kishte marre informacione qe do te vinte ne Shqiperi, prandaj kishte blere dhe armen pistolete me silenciator, tip "TT", me te cilen e ka qelluar vetem nje here ne koke. Burime nga gjykata bene me dije se prokurori kishte shpjeguar, qe i pandehuri kishte plot nje jave qe ishte vene ne ndjekje te viktimes, dhe e kishte qelluar ate sapo ishte duke dale nga lokali. Pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes, akuza i kerkuar gjykates qe te caktonte ndaj 36-vjecarit masen e sigurise "arrest me burg", mase kjo e caktuar edhe nga gjykata. Avdillari i njohur me pseudonimin "Xubi" i Yzberishtit akuzohet per vepren penale te "vrasjes me paramendim". Pas njohjes me akuzen dhe me masen e sigurise, "Xubi", nen masa te rrepta sigurie eshte shoqeruar per ne paraburgimin "313 Jordan Misja", ku do te qendroje deri ne perfundim te hetimeve te tij. Dy dite me pare i pandehuri iu ka treguar forcave te policise, se armen me te cilen ka kryer krimin e ka hedhur ne "Lane", perballe me vendin e ngjarjes. Polumbaret e Policise se Shtetit, dy dite me pare kane bere kerkime per tre ore me radhe ne lumin e Lanes, per te gjetur armen e krimit, por pa asnje rezultat.
Prokuroria, krimi per hakmarrje
Nga hetimet e kryera nga prokuroria, ka rezultuar se i dyshuari ka vrare me nje plumb te vetem ne koke, viktimen Ardian Tahuri 37 vjec, nga Fieri. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:30 te se shtunes, kur viktima ishte duke dale nga nje lokal ne afersi te "Pallatit me Shigjeta". Sipas hetimeve i pandehuri sapo kishe dale nga burgu, pasi ishte denuar me 12 vjet, ka ekzekutuar viktimen per t'u hakmarre mbi vrasjen e vellait te tij. Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrare vellane, Fiqiri Avdillarin i cili gjeti vdekjen ne Athine. Ai ishte ekzekutuar ne janar te vitit 2008 ne Greqi dhe me pas ishte djegur, ne kohen kur vellai i tij, Fatmir Avdillari ndodhej ne burg.