Sarandë, vjedh një sasi bizhuterish, ndalohet 22-vjeçari

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, të dyshuar si autor të grabitjes së një sasie bizhuterish me vlerë të konsiderueshme, në një banesë në fshatin Mursi. Burime nga Komisariati i Policisë në Sarandë bëjnë të ditur se është ndaluar në flagrancë 22-vjeçari Jani Mitri, banor i fshatit Mursi.
22-vjeçari, Mitri gjatë mesnatës së të enjtes pasi ka shqyer një nga dritaret e banesës së shtetasit A.D, 45-vjeç, edhe ky banor i fshatit Mursi ka hyrë brenda dhe për rrjedhojë ka vjedhur bizhuteri floriri, me vlerë të konsiderueshme. Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka arrestuar autorin vetëm disa orë më pas.
Mësohet se 22-vjeçari Jani Mitri, ka qenë i arrestuar edhe katër vite më parë, si autor i grabitjes së kishës së fshatit Mursi.