E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon armëpushimi Hamas- Izrael

Krahu i armatosur i lëvizjes Hamas bëri të ditur se ka përfunduar armëpushimi gjashtë mujor me Izraelin në Rripin e Gazës. Hamasi akuzon Izraelin se dështoi të mbajë kushtet e armëpushimit, një ndër të cilat ishte edhe largimi i bllokadës në Gaza dhe ndalja e të gjitha sulmeve. Ky njoftim u konfirmua gjatë orëve të fundit nga burime të grupit militant islamik, Hamas, i cili vazhdon të ketë kontroll në Gaza. Hamas kishte deklaruar edhe më herët se nuk kishte ndërmend ta zgjaste periudhën e armëpushimit. Grupi I armatosur informoi se e ndërmori këtë vendim, pasi Izraeli nuk nuk po i përmbahet angazhimit për të hequr bllokadën në Gazë, ndërkaq Izraeli thotë se nuk e ka dhënë ndonjë premtim të tillë në diskutimet e mëhershme. E ndërsa afrohej afati i përfundimit të armëpushimit 6 mujor, Hamasi dhe Izraeli thanë se do të kundërpërgjigjen nëse sulmohen, por asnjëra palë nuk ka njoftuar për fillimin e ndonjë offensive të mundshme. Burime nga agjensia prestigjioze e lajmeve, BBC thonë se banorët e Gazës i trmeben faktit se qetësia relative e muajve të fundit mund të prishet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›