Përfundon censusi, INSTAT: Pas një muaji rezultatet
TIRANË- INSTAT mbledh sot të gjithë pyetsorët dhe anketimet e bëra në kuadër të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në vendin tonë. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja bëri me dije se anketimi është kryer me sukses, pasi anketuesit kanë trokitur derë më derë të cdo shqiptari. Rezultatet dalin pas një muaji.
“Procesi mbyllet sot ne mbremje. Anketuesit e INSTAT kanë trokitur në cdo derë të cdo banori shqiptar. INSTAT po mbledh gjithë anketimet dhe pyetsorët dhe pas një muaji do kemi të dhënat për numrin e popullsisë sipas bashkive, prefekturave, komunave, banesave të banuara e pabanuara, gjithë cfarë përfshinte ky proces”, tha në një konferencë shtypi drejtoresha e INSTAT.
Drejtoresha dhe njëherë theksoi se ky proces është thjesht statistikor dhe se do shërbejë për një të ardhme edhe më të mirë për vetë vendin dhe banorët në të.
Konstatimit të gazetarëve se shumë ankeues nuk kanë patur formularë me vete, por kanë mbledhur të dhënat në fletë të vecanta dhe më pas i kanë mbushur formularët në ambientë të tjera, drejtoresha Nurja sqaroi se nga anketuesit e INSTAT nuk mund të ketë ndodhur kjo shkelje. “Anketuesit tanë në terren asnjëherë nuk janë paraqitur pa pyetsor dhe pa bexhen që dëshmon se janë punonjësit tanë”.
Nurja theksoi se tani nuk mund të flitet për gabime në të dhëna, pasi ende nuk janë mbledhur pyetsorët dhe janë llogaritur të dhënat ndër to.
Ajo sqaroi se censusi u shty për një javë për të mbledhur dhe të dhënat e fundit për qytetarët që nuk kanë qenë në shtëpi në momentet që kanë ardhur anketuesit dhe kanë trokitur në dyert e tyre.
Censusi
Censusi i popullsisë dhe banesave, i cili filloi në datën 1 tetor, jep një përshkrim të detajuar të të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri, sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë. Ai jep një përshkrim të detajuar të të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri, sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë.
Të dhënat e Censusit do të ndihmojnë autoritetet përgjegjëse të planifikojnë mbi baza reale dhe të hartojnë politika për nevojat konkrete në fushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, infrastrukturës etj.
Këto të dhëna do të përdoren nga qeveritë në nivel kombëtar dhe lokal, bizneset, institucionet kërkimore dhe akademike, agjencitë zyrtare statistikore, shoqëritë civile, individët, partnerët rajonalë, Bashkimi Evropian, organizatat ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, OSBE, organizata te Kombeve te Bashkuara si UNFPA, UNICEF, etj.
Ligji për Censusin garanton mbrojtjen e të dhënave dhe konfidencialitetin e të dhënave personale. I gjithë informacioni i mbledhur do të jetë konfidencial dhe do të shërbejë vetëm për të nxjerrë të dhënat zyrtare të Censusit dhe statistikat e tij.
Censusi numëron njerëzit që jetojnë në Shqipëri, përfshirë rezidentët e huaj, të gjithë që kanë qëndruar minimumi 1 vit, ose me qëllim për të qëndruar të paktën një vit. Vetëm diplomatët nuk do të numërohen.
Për këtë proces masiv në terren janë printuar 40 milion faqe materiale censusi dhe punuan12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikqyrës 36 kordinatorë lokalë. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë u celen 374 zyra censusi dhe 11 në Tiranë që punuan çdo ditë për të zgjidhur çdo situatë në terren. I gjithë procesi kushton 14 milione euro.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Censusi, AK: INSTAT po manipulon të dhënat