E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i plehrave, Wollfarth: duhet në shërbim të komunitetit dhe mjedisit

Shkodër- Eugen Wollfarth, kreu i misionit të OSBE-së në Shqipëri deklaroi ligji për mbetjet duhet të ketë në themel mbrojten e komunitetit dhe të mjedisit. Madje ai shtoi se ky ligj para se të marrë një miratim, duhet të kalojë tek të gjitha hallkat institucionale. Sipas ambasdorit Wollfarth kthimi i ligjit është një e drejtë që ja jep vetë Kushtetuta presidentit të vendit.  Madje ai ka shtuar se OSBE është e gatshme ti ofrojë Shqipërisë asistencën e teknike që mund ti nevojitet përsa i përket hartimit të ligjit. Ligji i mbetjeve ose siç po thuhet ndryshe ligji i plehrave ka ngjallur shumë debate pro dhe kundër tij.

Më herët Presidenti Bamir Topi riktheu ne Kuvend ligjin e importit te plehrave. Madje ai është kujdesur te deklaroje se ligji ne tërësinë e tij nuk është i keq. Duke specifikuar se ligji në pjesë të caktuara ka kontradikta mes neneve. Kontradikta  që duhet të rishikohen.

Nga ana tjetër mbi 7 organizata joqeveritare, kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu. Duke e quajtur atë si një nga fajtorët kryesore për hapjen e rrugës të ligjit për importin e plehrave. Deklarata e kreu të shtetit dhe ajo e organizatave joqeveritare, vjen pas disa qëndrimeve shumë të ashpra të shoqërisë civile në vend.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ligji për menaxhimin e mbetjeve, FRESSH proteston para parlamentit
  2. Presidenti hedh ne kosh ligjin e plehrave
  3. PDIU: Te amendohet ligji për gjendjen Civile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›