E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, kryeqyteti i shatërvaneve pa ujë.

Tirana është një nga ato kryeqytete që i ka të pakta shatërvanet, por dhe ata që janë iu mungon uji .

Dy shatërvanet kryesore të kryeqytetit, shatërvani tek sheshi Nënë Tereza dhe tek Zogu i zi janë thjesht si objekte që luajnë rolin e rrethrrotullimit, por hijeshia që jep çdo shatërvan kur ka  ujë, ka vite që ju mungon.

Tek  sheshi Nënë Tereza nuk ka ujë fare, ai shërben si strehë për të pastrehët dhe si banjo publike për kryerjen e nevojave personale.

Ndërsa tek Zogu i Zi, shatërvani aq i përfolur nga politika dhe që dikur mbante flamujt e shteteve të europës, sot ka pamjen e një pellgu, ku uji ripërtërihet vetëm kur bie shi.

E njëjta gjë ndodh e dhe me shatërvanet tek “Qyteti Studenti”, aty pompat ndizen vetëm kur vjen kryeministri, ndërsa ditët e tjera shërbejnë si pishina për fëmijët romë.

Ndërkohë që shatërvanet vuajnë nga mungesa e ujit, shumë rrugë të kryeqytetit janë të mbuluara nga rrjedhje të ujit të pijshëm që shpenzohet kot.

Kliti Topalli / IDEA

shatervan shatervan shatervan shatervan shatervan

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tetë vjet nga lumturimi i Nënë Terezës
  2. Tirana në epokën e internetit dhe të kabllove
  3. Misteri i sheshit Skënderbej, asfalt mbi miliona Euro?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›