E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërohet radikalizmi i protestës për të hënën

Qindra qytetar janë përgjigjur edhe sot ftesës për të protestuar para selisë së KEK-ut, ku kanë kërkuar rishqyrtimin e faturave të fryra të KEK-ut.

Protestuesit kanë brohoritur “Hajnat-hajnat dhe poshtë KEK-u”.

Përkundër kërkesës së disa qindra protestuesve, të cilët ftuan zyrtarët e KEK-ut që të dalin para tyre dhe të japin shpjegimet për dilemat dhe akuzat e ngritura, këta të fundit nuk e kanë parë të arsyeshme që tu drejtohen protestuesve.

Protestuesit i janë drejtuar menaxhmentit të KEK-ut me kërkesat : “Të mos rriten tarifat e energjisë elektrike në muajt e ardhshme siç është paraparë nga zyrtarë të KEK-ut të shprehura në medie. KEK-u duhet të bëjë tërheqjen dhe rishikimin e të gjitha faturave të fryra, të mos çkyçen nga rryma qytetarët të cilët nuk i kanë paguar faturat e fryra, prokuroria e Republikës të Kosovës të fillojë me hetimin e këtij rasti dhe rasteve të mëhershme në KEK, dhe t’i informoj qytetarët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme lidhur me rezultatet e hetimit, ftojmë Institucionin e Avokatit të Popullit që të fillojë me hulumtimin e rastit dhe ta publikoj raportin përfundimtar sipas mandatit të detyrës ex-officio të përcaktuar me ligj”.

Në rast se këto kërkesa nuk përmbushen deri ditën e hënë, protestuesit kanë paralajmëruar se di të mbajnë protesta të dhunshme. Ndryshe, kjo e sotmja ka kaluar pa ndonjë incidente. 

Nga ana tjetër, KEK-u, sot ka njofton se si një prej objektivave kryesore te KEK’ut është përkujdesi ndaj konsumatorëve.

Ne vazhdën e kësaj, dhe duke marr parasysh brengat e shprehura ditëve te fundit, KEK sh.a. njofton se ka shumëfishuar numrin e punëtoreve në sektorin e pranimit të ankesave dhe shqyrtimit të tyre në shtatë distriktet e korporatës.

Prandaj, KEK i lut dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që nëse ne ndonjë mënyrë kane dyshimet e tyre te bazuara se diçka nuk është në rregull me faturën e tyre, të ankohen secili individualisht. Korporata i siguron të gjithë konsumatorët se ankesat e tyre do të pranohen në një kohë shumë të shkurtër dhe do të shqyrtohen me seriozitetin më të lartë deri në detajet më të imëta.

Gjatë periudhës së ankimimit korporata njofton se do të ketë kujdes dhe konsiderate të veçantë ndaj shkyçjes së konsumatorëve. Ne ketë rast, përjashtim të përkohshëm bëjnë rastet e kontestimit të faturave përmes ankesave individuale deri në zgjidhjen e kontestit. Sidoqë të jetë, faturat e konsumit aktual duhet paguar rregullisht.

"Siç kemi njoftuar edhe më herët, KEK-u ka krijuar ekipin e veçantë që te merret me interesimin e secilit grup të konsumatorëve, duke përfshirë edhe përfaqësues nga protesta e paralajmëruar. Ky ekip do ta sqarojë secilën brengë apo kërkesë për informatë nga ana e tyre në mënyrën më transparente të mundshme" . /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›