Përfundon greva e PS-së, Berisha e Rama, luftë nervash deri në minutën e fundit

Eneida Jaçaj, Eljona Ballhysa
Pas 19 ditësh grevë urie të mbi 200 qytetarëve dhe deputetëve të Partisë Socialiste dhe pas 19 ditë protestash të përditshme të simpatizantëve nga e gjithë Shqipëria, dje në mbrëmje ka marrë fund beteja e PS-së për transparencën e procesit zgjedhor. Të dy aktorët e politikës shqiptare, përgjatë gjithë këtyre ditëve dhe deri në minutën e fundit kanë zhvilluar një betejë të fortë nervash me njëri-tjetrin. Por duket se presioni i ndërkombëtarëve, të cilët, nëpërmjet një lumi telefonatash, veçanërisht gjatë ditës së djeshme, bëri që të viheshin pikat mbi “i” duke kushtëzuar dialogun dhe përfundimin e grevës së urisë. Ka qenë vetë kreu i PS-së Rama që ka deklaruar në një fjalim të pazakontë dje në mbrëmje ndërprerjen e grevës së urisë dhe fillimin e dialogut me kundërshtarin politik. Përfundimi i grevës është bërë dje në mbrëmje gjatë protestës së radhës së PS-së. Me qindra simpatizantë të PS-së janë mbledhur si çdo mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ndjekur fjalimet e radhës së deputetëve socialistë. Por ata kanë pritur më gjatë se zakonisht fjalimin e Ramës. Ky i fundit u vonua për disa minuta për shkak të një telefonate që po zhvillonte me përfaqësues të Parlamentit Europian, të cilët kanë negociuar me dy partitë politike shqiptare për t’i dhënë fund krizës politike. Rama i ftoi grevistët që t’i jepnin fund qëndrimit të tyre në çadra. Kreu i PS-së bëri të ditur se një vendim i tillë i PS-së merret për t’i hapur rrugën procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai tha se beteja e PS-së për të mbrojtur votën e lirë do të vazhdojë.
Por kjo deklaratë e Ramës erdhi vetëm një orë pas deklaratës së Berishës. Nga qyteti i Durrësit, kryeministri Berisha, i cili gjithashtu ka marrë telefonata të vazhdueshme nga përfaqësues të PE-së, tha për mediat se është i gatshëm të pranojë çdo opsion që do të propozojë opozita. Mësohet se ka qenë presioni i vazhdueshëm i faktorit ndërkombëtar që i bindi dy krerët e partive politike shqiptare që të ulin tonet dhe që të pranojnë dialogun në një tryezë mes tyre. Gjatë gjithë këtyre ditëve bëhet e ditur se si Rama, ashtu dhe Berisha kanë pasur telefonata të vazhdueshme kryesisht nga dy krerët e grupeve parlamentare të djathta dhe të majta të Parlamentit Europian, presioni i të cilëve bëri që së paku dje të përfundonte greva e urisë.
Berisha
Me një deklaratë tejet të zbutur që dha dje në mbrëmje nga qyteti i Durrësit, kryeministri Berisha dha sinjalin e parë për hapjen e rrugës së dialogut institucional mes tij dhe Ramës. Berisha tha për mediat se institucionet e shtetit janë në funksion të plotë dhe se çdo forcë politike vendos vetë për zgjidhjet e saj, ndërkohë që garantoi se ai është i gatshëm të pranojë çdo opsion që opozita shikon të përshtatshme.
“Çdo forcë politike bën zgjedhjet e veta. Unë absolutisht mbetem i hapur për respekt të plotë ndaj opozitës. Mbetem i hapur në respekt të opsioneve që opozita i gjykon më të përshtatshme për veten e saj”, - deklaroi kryeministri pa përmendur kutitë e votimit.
Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se detyra e qeverisë është krijimi i hapësirave, ndërsa theksoi se çdo forcë politike bën zgjedhjen më të përshtatshme, duke marrë edhe përgjegjësitë përkatëse. “Një gjë është e sigurt, që qeveria ka për detyrë të krijojë hapësira, pastaj secila forcë politike është e lirë të marrë vendimet që do”, - theksoi ndër të tjera Berisha.
Rama
Kryeministri Berisha e ka bërë këtë deklaratë në të njëjtën kohë kur në kryeqytet opozita zhvillonte protestën e radhës. Fill pas kësaj deklarate ka ardhur dhe fjalimi i Ramës në shesh, i cili, në formën e një lutjeje, iu drejtua grevistëve që të ndërpresin grevën. Në fjalën e tij Rama u ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë pjesëmarrësve në këtë nismë. “Motra e vëllezër, ju shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen, kurajën, këmbënguljen dhe aksionin tuaj. Kjo mirënjohje është për ju që jeni këtu, për të gjithë ata që na ndjekin, por edhe për të gjithë ata që sot nuk na ndjekin drejtpërdrejt, por na kanë ndjekur duke u bërë pjesë e kësaj rruge, secili në mënyrën dhe mundësitë e tij”, - është shprehur Rama, ndërsa e ka cilësuar këtë si një lufte të vështirë të PS-së për të siguruar garantimin e lirisë dhe të drejtave në vend. “Kjo është rruga e vështirë e së vërtetës që bie ndesh me korrupsionin që është në pushtet. Është rruga e vështirë e një kapërcimi historik nga kapitulli rraskapitës i zgjedhjeve të deformuara e të kontestuara drejt një kapitulli të ri, me zgjedhje transparente. Është rruga për një Shqipëri si gjithë Europa”, - ka pohuar Rama. Sipas tij, kjo grevë e opozitës ka pasur të bëjë me luftën për një votë të lirë dhe një vend me të zhvilluar. Rama ka theksuar se opozita tani është më e bashkuar se kurrë, duke luftuar për idealet e saj, si dhe ka shprehur përuljen e tij ndaj atyre që morën pjesë në të. Më tej Rama ka shprehur bindjen e tij se me këtë grevë opozita shkroi një faqe të re në historinë e Shqipërisë dhe ka shprehur keqardhjen e tij për ata që, sipas tij, kanë frikë nga e vërteta. Kreu i PS-së në fjalën e tij theksoi se ky nuk është fundi i betejës, por një moment i rëndësishëm dhe pa asnjë dyshim i vlefshëm për të ardhmen. Rama gjithashtu ka theksuar se opozita është e gatshme të kontribuojë maksimalisht në hapjen e rrugës së liberalizimit të vizave dhe integrimit të Shqipërisë në BE. “Ne jemi të gatshëm të hapim rrugën e integrimit të Shqipërisë. Ndërkohë që ne jemi të gatshëm për t’u thënë atyre që janë në çadër për ta ndalur këtë grevë. Është momenti i një mundësie të re, është dita për të mos e lënë të humbasë këtë mundësi. Është kohë e çmuar për një përpjekje të jashtëzakonshme dhe të denjë sa vetë liria. Por njëkohësisht, një përpjekje të shmangshme në rast se forca e arsyes triumfon mbi arsyen e forcës. Ashtu si gjithmonë, edhe sot ne jemi këtu për të dëshmuar se ajo që kërkojmë është zgjidhja më e mirë për të gjithë në emër të interesit të të gjithëve. Le t’i urojmë miqtë se nesër është dita e mbarë, por le ta përshëndetim njëri-tjetrin duke garantuar se ne nuk ndalemi, nuk zmbrapsemi; se ne jemi të gatshëm për përpjekje dhe sakrifica të reja në rast se zgjidhja nuk do të vijë”, - ka përfunduar Rama.
20 Maj 2010