Rama, i gatshëm të takohet me Berishën

“Dëshiroj që të vazhdoj të përsëris të njëjtin mesazh të dakorduar unanimisht nga Kryesia e Partisë Socialiste. Ajo që na takon të bëjmë të gjitha palët është të vendosim interesin kombëtar mbi çdo interes tjetër politik. Interesi kombëtar sot përputhet qartësisht dhe plotësisht me nevojshmërinë e mosnglejes për të tretin herë në provimin e vjeshtës, në marrjen e statusit të vendit kandidat. Mosmarrja e këtij statusi për të tretin vit radhazi do të ishte një fatkeqësi e madhe”.
Rama tha se Evropa është e sëkëlldisur nga një krizë e jashtëzakonshme dhe ne duk e dimë se si do të jetë Evropa e vitit 2013, pasi kjo krizë ka gjasa të përshkallëzohet dhe ne mund të jemi më pak në vëmendjen e saj.
“Si njeriu që do të drejtojë qeverinë vitin e ardhshëm, unë mund të them se ne na duhet një Shqipëri me statusin e vendit kandidat”.
“Ashtu sikundër shumë pak gjë e ndante anën e Tiranës dhe anën e Elbasanit në tunelin që u hap sot, ashtu edhe shumë pak gjë e ndan pozitën dhe opozitën tek çështja e Presidentit. Ne mund ta hapim dhe të duket drita në këtë krizë. Ne duhet të zgjedhim një President konsensual dhe t’u japim shqiptarëve Presidentin që meritojnë”.
Rama tha se “ne jemi të gatshëm në çdo orë, ditën dhe natën që para raundit të katër për zgjedhjen e presidentit të dalim e tu themi shqiptarëve që u arrit qëllimi. Ky është qëllimi ynë, dhe vullneti ynë”.
I pyetur nëse priste ndonjë ftesë nga kryeministri Berisha, Rama tha se jemi të gatshëm për çdo lloj takimi dhe për çdo lloj forme apo mënyre për ta zgjidhur këtë ngërç.
Rama tha se “ne nuk kërkojmë të ta zgjedhim Presidentin e ri porse duam të jemi bashkautorë në procesin e zgjedhjes së një presidenti konsensual, çka do të linte rrugë të hapur drejtë tre pikave të tjera dhe të shkojmë në Bruksel me kërkesën: Na e jepni statusin e vendit kandidat!”/Start/
2012-06-09 12:10