Berisha Autostrada do krijoje nje nga tregjet me te medha te Ballkanit
Autostrada Tiranë-Elbasan do të bëjë të mundur krijimin e një nga tregjeve më të mëdha të Ballkanit dhe më gjerë. Me ndërtimine kësaj rrugë u bë i mundur bashkimi i Tiranës dhe i Elbasanit, ashtu sikundër u bë i mundur shkurtimi i distancës mes kryqendrës së shqiptarëve dhe të gjitha trevave në anën tjetër Krrabës. Një rol të rëndësishëm në këtë autostradë ka dhe tuneli i Qafë-Krrabës. Kështu mund të përmblidhej shkurtimisht fjala e mbajtur nga Kryeministri, Sali Berisha, pas inagurimit të hapjes së tunelit të Qafë-Krrabës.
“Tirana dhe Elbasani bashkohen sot nën dritën e këtij tuneli përjetë me njëri- tjetrin. Tuneli që sot e inauguruam përbën një nga segmentet më nevralgjike të infrastrukturës së vendit. Tiranë-Elbasan është segmenti më i rëndësishëm i korridorit të 8, segmenti kryesor i korridorit të jugut, autostrada që do të shkurtojë distancën e Tiranës me të gjitha zonat tjera që lidhem me këtë segment”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Sipas tij, ndërtimi i këtij tuneli u bë i mundur në një kohë të shkurtërt duke bërë realitet një ëndër që shumë pak kush e besonte.
“Kjo është autostrada e fuqizimit të tregut që do të krijojë një nga tregjet më të mëdha të Ballkanit dhe më gjerë. Tuneli dhe rruga kanë një fond prej një çerek milardë dollarë, investim ky i qeverisë shqiptare, me mbështetjen e Bankës Islamike për Zhvillim. Mirënjohje të thellë Presidenti të Bankës, i cili me një akt të madh miqësie garantoi një mbështetje të tillë. Kjo është vepra e dytë më madhore. Zotohem para jush gjysma e parë të vitit 2013 Tirana dhe Elbasani do të bashkohen përjetsisht me njëra-tjetrën”, vuri në dukje Berisha.
Ndërkohë që në vijim po të vlerësimeve mbi një vepër të tillë, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi atë si dhuratën më të bukur për 100 vjetorin e Pavarësisë.
“Vendimi për ndërtimin e rrugës ishte një nga më të mëdhatë e qeverisë sonë për të bashkuar Tiranën dhe Elbasanint. Por dhe i imi, kjo për qëllimin e vetëm për të nderuar shqiptarët në 100 vjetorin e shtetit shqiptar, pasi nuk mund të kishte dhuratë më të bukur, sesa një vepër e tillë. Tuneli e bashkoi këto venden në prag të 134 vjetorit të kryengjarjes sonë të bashkimit nën Lidhjen e Prizrenit”, vlerësoi shefi i qeverisë.
Por nga ana tjetër, Kryeministri i drejtoi një apel opozitës parlamentare, e cila sipas tij u përpoq të bllokonte ndërtimin e një vepre të tillë, duke këmbëngulur në mosmiratimin e buxhetit në Kuvend.
“U kujtohet të gjithëve nata kur u miratua buxheti, të cilin opozita e mbajti peng deri në 5 të mëngjesit, vetëm e vetëm për të bllokuar fondet e tunelit.Ndaj i bëj apel Ramës të mos i pengojë deputetët të vizitojnë tunelin, kërkojuni të falur qytetarëve për bllokimin e kësaj vepre”, deklaroi Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar për inaugurimin e hapjes së këtij tuneli.
U inagurua sot tuneli Qafë-Krrabës, që është pjesë e autostardës Tiranë-Elbasan. Në këtë aktivitet mori pjesë Kryeministri, Sali Berisha. Së bashku, në një atmosferë festive, kryeministri Berisha, Ministri Olldashi, deputetë, drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të kompanisë AKTOR të si dhe qindra qytetarë elbasanas dhe banorë të zonave përreth asistuan në shfaqjen e dritës në anën tjetër të tunelit, 6 muaj para afatit të parashikuar dhe nisjen e një faze të re ndërtimi, në vazhdimin e autostradës Tiranë-Elbasan.