Vritet 30 vjecari Tuci policia prangos Arjan Perlalen

Një ekzekutim ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në një lokal në Rubik. Sipas policisë, viktima është Nik Tuci 30 vjeç, ndërsa është arrestuar autori i dyshuar për këtë krim, Arjan Përlala 40 vjeç sëbashku me armën e krimit. Autori i dytë i krimit Plaurent Përlala 28 vjeç është shpallur në kërkim. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një hasmërie të pesë vjeteve më parë midis ketyre dy familjeve. Familjes Përlala pesë vjet më parë i është vrarë një pjestarë nga vëllai i Nik Tucit, i cili ka vdekur për shkaqe natyrore vetëm një muaj më parë. Por edhe pse ai ka vdekur hakmarrja nuk është mbyllur dhe për këtë shkak familja Përlala duket se ka marrë hakun duke ekzekutuar pas në orët e para të së shtunës, Nik Tucin. Policia e Lezhë ka ngitur postoblloqe për kapjen e autorit ndërsa familjet po mbahen në vëzhgim.