Grabitet naten dyqani i celulareve dy te shoqeruar ne polici

Artan Koci
Nje tjeter grabitje ka ndodhur gjate oreve te nates duke u gdhire mengjesi i djeshem ne kryeqytet ku sipas te dhenave te policise se Tiranes konfirmohet se nje sasi e konsiderueshme aparatesh celulare dhe aksesore te tjere qe kapin shumen e 1 milion lekeve te reja jane grabitur nga nje dyqan celularesh. Policia ka shoqeruar dy persona si te dyshuar per ngjarjen por deri mbremjen e djeshme nuk eshte konfirmuar asnje arrestim. Ngjarja ka ndodhur ne zonen e pallateve Agimi ne kryeqytet ku dyshohet se grabitja ka ndodhur gjate nates dhe eshte vene re vetem ne mengjes kur pronari ka dashur te hape qepenin e dyqanit. Policia eshte lajmeruar ne oret e para te mengjesit kur pronari i dyqanit ka pare deren e jashtme qepenin prej alumini te shqyer si dhe deren e brendshme te dyqanit te shqyer dhe te hapur duke mos gjetur edhe sasine e aparateve celulare dhe te aksesoreve te tjere ne raftet e tyre. Te dhenat e para flasin per nje sasi prej 10 milione lekesh te vjetra nderkohe qe burime nga grupi hetimor qe po merren me ngjarjen pohuan paraprakisht se autoret kane shqyer qepenin e jashtem pastaj kane thyer deren e aluminte me xham te zakonshem per te shqyer qepenin e dyte qe ndodhej pas deres dhe pasi kane hyre ne ambientet e brendshme te dyqanit kane marre ckane mundur. Autoret jane larguar me pas pa lene asnje gjurme te vlefshme per policine per identifikimin e tyre ndersa burime nga policia e Tiranes bene te ditur se kane nisur hetimet per identifikimin e autoreve dhe per kapjen e tyre. Nje dyqan me aparate celularesh si dhe aksesore te tjere eshte grabitur ne zonen e pallateve Agimi ne Tirane. Sipas policise grabitja ka ndodhur gjate nates duke u gdhire dita e djeshme dhe eshte vene re vetem ne mengjes kur pronari ka dashur te hape qepenin e dyqanit. Sipas te dhenave ai ka vene re se qepeni ishte i hapur dhe ka njoftuar policine. Grabitesit kane marre me vete nje sasi te konsiderueshme aparatesh celulare dhe aksesore te tjere. Sipas pronarit te dyqanit demi material i shkaktuar nga grabitja kap shumen e 1 milion lekeve te reja. Burime nga policia e Tiranes pohuan dje se dy persona jane shoqeruar ne polici si te dyshuar per grabitjen ndersa policia ka nisur veprimet hetimore ne vendngjarje.