Biznesi, detyrim pajisjet fiskale për deklarimin on-line
Të dhënat e biznesit që do t’i përcillen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, tashmë do të kryhen nëpërmjet një sistemi të sigurt të dhënash GPRS. Ndaj të gjithë biznesit duhet të sigurojnë pajisje të tilla, që garantojnë këtë lloj komunikimi. Në fakt, një gjë të tillë e bën të detyrueshme vendimi i qeverisë i miratuar dje, i cili përcakton rregullat dhe procedurat e instalimit dhe të përdorimit të pajisjeve fiskale, të cilët janë njëlloj të zbatueshme si për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, ashtu edhe për tatimpaguesit e biznesit të vogël. Këshilli i Ministrave bëri dje disa ndryshime në vendimin “Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike, të deklarimeve financiare, sistemit të komunikimit, për procedurën e dokumentacionit për miratimin e tyre, dhe për kriteret për pajisjen, me autorizim, të shoqërive, të autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale”. Në bazë të këtyre ndryshimeve përcaktohet që sistemi i komunikimit, ndërmjet shoqërive të regjistruara në degën e tatimpaguesve të mëdhenj dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duhet të realizohet nëpërmjet një rrjeti të sigurt transmetimi të dhënash të enkriptuara. Shoqëritë e regjistruara në degën e tatimpaguesve të mëdhenj, të cilat përdorin pajisje, sipas kërkesave të këtij vendimi, duhet të sigurojnë transmetimin e të dhënave të xhiros së pajisjes fiskale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në formë elektronike, në mënyrë të detyrueshme, nëpërmjet sistemit GPRS ose me ndonjë formë tjetër transmetimi, duke e marrë këtë shërbim nga shoqëritë në treg, që ofrojnë një shërbim të tillë, brenda datës 30 prill 2009. Transmetimi i të dhënave mujore të xhiros në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bëhet brenda datës 10 të muajit pasardhës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve hyn në marrëveshje kontraktuale bashkëpunimi me operatorët e telefonisë celulare, për sigurimin e shërbimit sipas kësaj skeme.
Detyrimet që duhet të plotësojnë personat juridikë dhe fizikë
Personat, juridikë dhe fizikë, që do të mbajnë të dhënat e xhiros, nëpërmjet regjistruesit elektronik, janë të detyruar të mbajnë regjistrimet, në përputhje me kërkesat e këtij vendimi, sipas një kalendari të përcaktuar. Kështu brenda periudhës nëntor 2008-maj 2009, personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, të cilët administrohen nga Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe Drejtoria Rajonale e Tiranës. Ndërsa brenda periudhës janar-dhjetor 2009, personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimpagues të tatimit mbi fitimin, të cilët administrohen nga drejtoritë e tjera rajonale tatimore. Brenda periudhës qershor 2010, personat e regjistruar në biznesin e vogël, të cilët ushtrojnë veprimtari në bashkitë e Tiranës, të Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Sarandës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Shkodrës e Lezhës. Po brenda këtij afati janë të detyruar të mbajnë regjistrime, nëpërmjet regjistruesve elektronikë fiskalë, edhe tatimpaguesit e biznesit të vogël në komunat Shëngjin, Golem, Rashbull, Orikum, Himarë dhe Ksamil. Ndërkaq duhet të mbajnë të dhënat brenda periudhës dhjetor 2010, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, të biznesit të vogël.
Nuk janë të detyruar të përdorin regjistruesin elektronik fiskal, sipas kërkesave të këtij vendimi, profesionet e lira, ambulantët dhe shërbimi i transportit, të përcaktuara në aneksin nr. 5, të ligjit “Për sistemin e taksave vendore”. Rregullat dhe procedurat e instalimit dhe të përdorimit të pajisjeve fiskale janë njëlloj të zbatueshme si për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, ashtu edhe për tatimpaguesit e biznesit të vogël.
Financat: FMN-ja mbetet partneri më serioz i qeverisë shqiptare
Ministria e Financave ka reaguar dje pas deklaratës së bërë nga nënkryetari i grupi parlamentar të Partisë Socialiste, z. Erion Brace, lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj FMN-së. “Ministria e Financave kërkon t’i bëjë të ditur opinionit publik shqiptar se shpifja, trillimi dhe xhelozia janë baza e vetme e deklaratës së përfaqësuesit të opozitës”, - thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave. Sipas njoftimit, qeveria shqiptare dhe Ministria e Financave kanë përmbyllur një nga raundet më të suksesshme të negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar, negociata që konkluduan rishikimin tejet të suksesshëm të raundit të fundit të marrëveshjes PRGF-EFF dhe konsultimet mbi projekt-buxhetin e vitit 2009. Sipas tyre, ky projekt buxhet në ndryshim nga ato që thuhen nga zyrtari i PS–së është projekt buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, është buxheti që akomodon dhe jep zgjidhjen për të gjitha problemet me të cilat ndeshet vendi, është projekt buxheti që realizon të gjitha premtimet e qeverisë për mandatin e saj dhe që me anë të kontigjencave të larta, krijon marzh të lartë sigurie për çdo të papritur, që mund të ketë ekonomia shqiptare nga kriza botërore financiare. Financat bëjnë me dije se zyrtarët e FMN–së deklaruan se Shqipëria do të ketë rritjen absolutisht më të lartë të PBB-së në rajon dhe më gjerë, dhe asnjë inat, shpifje apo trillim i ardhur nga politika e re e kryetarit Rama nuk mund ta errësojë sadopak këtë realitet. Gjithashtu, Ministria e Financave hedh poshtë me neveri shpifjet, sipas të cilave, FMN po përzihet nga Shqipëria në vigjilje të zgjedhjeve, me qëllim manipulimin e financave të shtetit dhe deklaron se Fondi Monetar Ndërkombëtar është dhe do mbetet një nga partnerët më seriozë të qeverisë shqiptare jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen.
Braçe: Qeveria largon FMN-në për të manipuluar financat
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe, deklaroi dje se shifrat e dhëna nga FMN për gjendjen ekonomike në Shqipëri janë realiste. Nëpërmjet numrit dy të grupit deputetëve të PS-së, Erion Braçe, deklaroi shqetësimin për qëndrimin e qeverisë, e cila kërkon që FMN të mos jetë më në Shqipëri për zgjedhjet e qershorit. Braçe tha se qeveria kërkon të manipulojë financat ndaj kërkon largimin e FMN-së, për zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tij, këto janë shenjat që Sali Berisha e ka nisur fushatën elektorale, natyrisht përmes rrugës së krimit dhe evazionit fiskal dhe do ta realizojë dhe mbështesë këtë fushatë me paratë, që duhet të derdheshin ligjërisht në buxhetin e shtetit. “Për këtë arsye se abuzimi me ligjin, veçanërisht atë fiskal, dhunën fiskale ndaj biznesit dhe shmangia e detyrimeve ligjore, veçanërisht për këtë kategori që është kliente e Sali Berishës dhe mbingarkimi me detyrime fiskale i biznesit të ndershëm, do të ndodhë fort gjatë 6 muajve që vijnë dhe ne kërkojmë garanci më shumë dhe FMN është një garanci më shumë për të mbikëqyrur fort qeverinë për në vazhdim, kjo është edhe arsyeja pse qeveria nuk do të rinovojë për 6 muajt e tjerë marrëveshjen dhe do ta bëj pas 6 muaj", - tha Braçe.
“Belle-Air” nis fluturimet nga Tirana në Zagreb
Kompania ajrore shqiptare fillon rishtas tri herë në javë fluturimet për në Kroaci. Avioni 46 vendesh ATR 42300 ofron komoditet dhe cilësi. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës organizon sot një ceremoni për të shënuar fillimin e fluturimeve direkte Tiranë–Zagreb. Ky shërbim i ri ofrohet nga kompania ajrore me kosto të ulët “Belle-Air” dhe do të mundësohet tri herë në javë ditën e hënë, të mërkurë dhe të premte. Nisja nga e avionit nga Tirana kryhet në orën 12:00, mbërritja në Zagreb në orën 13:30, dhe në kthim, nisja në 14:30 dhe mbërritja ne orën 16:00. “Kjo lidhje e re merr një rëndësi të veçantë, pasi vjen në momentin kur Shqipëria dhe Kroacia janë propozuar për anëtarësim të plotë në NATO në Samitin e Aleancës së Atlantikut Verior në pranverë. Është kënaqësi të shohësh se pas një axhende të përbashkët politike të dyja vendet kanë tashmë një lidhje direkte fizike me njëri tjetrin”, - tha Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s, znj. Andrea Gebbeken. Krahas autoriteteve të transportit ajror civil shqiptar, në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Darko Javorski. Pas përfundimit, vitin e kaluar të disa investimeve infrastrukturore të rëndësishme, TIA është duke zgjeruar terminalin e saj të pasagjerëve, duke rritur kapacitetin e aeroportit dhe duke garantuar në të njëjtën kohë standarde të larta sigurie, shërbimi dhe komforti për gjithë klientët e saj. Kjo linjë e re, së bashkë me fillimi e operimeve të “Sky Express Airlines” e çon në 32 numrin e destinacioneve të mbërritjes dhe në 13 numrin e kompanive ajrore që operojnë në TIA. Në vijim të sukseseve të larta në 2007, TIA parashikon rritje të konsiderueshme edhe këtë vit. Në linjën me Zagrebin, “Belle-Air” operon me avionin ATR 42300 me një kapacitet prej 46 vendesh, ndërkohë që fluturimi mes kryeqytetit shqiptar dhe atij kroat zgjat 1 orë e 30 minuta.