E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanino takon Ramën: Të përmbushen kriteret për në BE

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sannino ka deklaruar se Shqipëria duhet të përmbushë sa më parë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për integrimin e vendit. Në një takim me kreun e PS-së Edi Rama, Sanino ka deklaruar se është mjaft e rëndësishme që Brenda një afati kohor sa më të shkurtër të plotësohet të gjitha prioritetet e vendosura nga Bashkimi Europian.
Nga ana e tij kreu i PS-së Edi Rama ka theksuar se opozita është e gatshme të bëjë gjithçka mundet në funksion të intensifikimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Duke i shprehur zotit Sannino vlerësimin për raport progresin e publikuar pak ditë më parë, kreu i PS-së e konsideroi atë si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë ndërsa ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe shqiptarët procesi i integrimit.
Gjithashtu Rama e njohu nga afër zyrtarin e lartë të Komisionit Europian edhe me platformën me 10 pika që opozita shqiptare ka propozuar për ta nxjerrë vendin sa më shpejt nga kriza politike dhe për t`i dhënë zgjidhje problemeve themelore të shprehura qartë edhe në opinionin e Bashkimit Europian, ku fatkeqësisht Shqipërisë iu rrefuzua për të dytën herë statusi i vendit kandidat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›