Nis festa në njësinë 8, PS fiton në bastionin e të djathtës në Tiranë
Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ me numër 37 në Tiranë, që i përket njësisë bashkiake numër 8, që njihet edhe si bastioni i të djathtës në kryeqytet.
Megjithatë, këtë herë gjërat janë përmbysur, pasi PS ka arritur të dalë fituese me 138 vota më shumë.
Në total PS ka marrë 7490 vota dhe PD ka marrë 7352 vota.
Pas mbarimit të numërimit të votave, në këtë njësi bashkiake ka shpërthyer festa.
Dalja në krah të Edi Ramës gjatë fushatës e të shoqes së tij, Lindës, që i përket një familje të vjetër tiranase, por edhe ndikimi i Blendi Nallbanit si kandidati i PS për këtë zonë, janë disa nga faktorët që kanë sjellë këtë ndryshim./ep