Përfundon nesër afati për aplikim në shkollat italiane
Deri nesër në orën 12 kanë afat të gjithë ata maturantë që kanë dëshirë të vijojnë studimet në Itali, për të dorëzuar dokumentet e tyre pranë ambasadës italiane në Tiranë. Lajmi u konfirmua nga vetë ambasada, e cila përcaktoi edhe dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzojnë kandidatët, në mënyrë që dosja e plotë të marrë miratimin e ambasadës.
Afati
Ambasada italiane ka përcaktuar që ata persona që kanë përfunduar Maturën Shtetërore gjatë kësaj vere dhe që kanë arritur të marrin notë kaluese në të gjitha provimet e maturës duhet të aplikojnë deri më 11 gusht, pra ditën e nesërme. Në zyrat e posaçme të ambasadës do të priten zarfet e aplikimit deri në mesditë, ndërkohë që pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë kërkesë.
Sakaq, aplikantët që kanë dëshirë të vazhdojnë studimet e larta në Itali, por që e kanë përfunduar shkollën e mesme përpara këtij viti shkollor, i kanë dorëzuar dokumentet përkatëse në muajin qershor. Kjo, pasi maturantët e sivjetshëm kanë marrë dokumentet vetëm pas përfundimit të provimeve të maturës.
Dokumentet
Dokumentet që duhet të dorëzohen në ambasadë janë tre. Aplikantët duhet të dorëzojnë dëftesën e pjekurisë, certifikatën e Maturës Shtetërore si edhe certifikatën CELI 3. kjo certifikatë, e cila është dhënë më parë nga Italia do të vërtetojë se aplikuesi do të vijojë studimet në Itali. Ndërkohë, certifikata e Maturës Shtetërore e dhënë nga Ministria e Arsimit duhet të jetë origjinale.
Problem me plotësimin e dokumentacionit, maturantët mund të hasin vetëm me dëftesën e pjekurisë. Kjo, pasi ambasada italiane e kërkon këtë dëftesë të vulosur nga Drejtoria Arsimore e rrethit ku maturantë ka përfunduar shkollën e mesme, të vulosur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, e më pas të përkthyer në italisht e të noterizuar. Pasi të kenë përfunduar këto procedura, maturantët duhet të legalizojnë dëftesën e noterizuar në Ministrinë e Jashtme.
Studimet
Çdo vit në Itali vazhdojnë studimet një pjesë e konsiderueshme e maturantëve shqiptar, të cilët aplikojnë pranë ambasadës italiane. Në shumicën e rasteve, këtë student marrin miratimin e ambasadës, në rast se i kanë dërguar të gjitha dokumentet. Më pas, aplikohet për vizë, e cila u jepet studentëve të ardhshëm dy javë përpara nisjes së studimeve në universitetet italiane.
Në vendin fqinj, studentët shqiptar përbëjnë 7 për qind të numrit total të studentëve, duke u renditur në këtë mënyrë në vend të dytë, pas vendasve, italianë. Ligjet italiane lejojnë një student që ka përfunduar shkollën aty, që të vijojë punën, nëse në çastin e diplomimit, dorëzon një kontratë me një sipërmarrës që vepron në Itali, i cili del njëkohësisht edhe garant për të.
Dokumentet e nevojshme
Dëftesa e Pjekurisë (e përkthyer, e noterizuar, e legalizuar)
Certifikata CELI 3
Certifikata e “Maturës Shtetërore”