HIV-AIDS, emigrantët kthehen për t’u testuar
Prej disa muajsh në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është hapur klinika ambulatore për HIV-AIDS. Arian Harxhi, mjek infeksionist në QSUT shpjegon mbi ecurinë e kësaj klinike, shërbimet që ajo ofron dhe rastet e reja që janë evidentuar me sëmundjen e Sidës.
“Kjo klinikë fokusohet në shërbimin ndaj personave që jetojnë me HIV-AIDS. Kryesisht me terapinë antiretrovirale që ofrohet pranë kësaj klinike në kushte ambulatore, me monitorimin e gjendjes me kontrollet e shpeshta dhe të vazhdueshme”, - shprehet Harxhi.
Sipas tij, kjo klinikë ka ndihmuar tej mase si personat të cilët jetojnë me këtë sëmundje, si ata persona që dëshirojnë të testohen vullnetarisht. Madje gjatë këtij sezoni veror janë shtuar edhe rastet e emigrantëve të cilët pasi kthehen në atdhe i drejtohen kësaj qendre për të kryer testim falas mbi sëmundjen e HIV-AIDS.
Si po funksionon klinika ambulatore për HIV-AIDS?
Është një qendër e hapur për të ofruar shërbim ambulator për të sëmurët me HIV-AIDS, si dhe për të ofruar testim falas për të gjithë ata që kanë frikë se mos janë të infektuar. Nga ana tjetër, për herë të parë pranë shërbimit tonë dhe pranë kësaj qendre ofrohen edhe elementet tjera të kujdesit. Një nga këto është edhe qendra e testimit dhe këshillit falas për HIV-AIDS, por edhe për infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme.
Këto janë qendra ku ofrohet shërbim. Jo vetëm vende ku njerëzit e identifikojnë veten si të rrezikuar ose thjesht duan të dinë. Kanë mundësi të shkojnë e të testohen, pra mund të bëjnë testin e HIV-AIDS që ofrohet vetëm pranë këtyre qendrave dhe laboratorëve të referencës.
Por ofrohet edhe shërbimi i këshillimit. Nëpërmjet specialistit që është psikologu përkatës të ofrohet këshillimi para dhe pas testimit. Një ndërhyrje, është një shërbim sepse eksperti vlerëson situatën dhe sa është potenciali i rrezikut dhe pastaj mbas bërjes së testit në varësi të rezultatit është edhe qëndrimi që do të mbahet.
Kjo klinikë ofron këshillim dhe testim vetëm për kryeqytetasit? Po në rrethe, a ka shërbime të tilla?
Natyrisht që kjo është një qendër e testimit dhe këshillimit vullnetar dhe në këtë mënyrë ofron shërbim për të gjithë.
Por prapë me mbështetjen e Fondit Global është bërë e mundur hapja edhe në rrethe të tjera të vendit pranë drejtorive rajonale të shëndetit publik.
A ka interes nga qytetarët për t’u testuar vullnetarisht?
Mund të thosha që numri ka ardhur në rritje. Në Shqipëri akoma numri i të testuarve në mënyrë vullnetare është i vogël. Ka nevojë për rritje të ndërgjegjësimit në mënyrë absolute në mënyrë masive.
Njerëzit ta dinë që ka një qendër në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, në shërbimin infektiv që mund të shkohet të marrësh testim falas anonim dhe konfidencial dhe nëse ke nevojë, edhe shërbime të tjera. Ka nevojë për ndërgjegjësim më të mirë. Vihet re një gjë që shqiptarët kanë frikë ta bëjnë testin. Për arsye të rezultatit. Kjo sëmundje ka paragjykime. Kanë frikë nga reagimi i vetvetes, nga reagimi i të afërmeve dhe shoqërisë.
Nuk diskutohet që janë muajt e parë, viti i parë i kësaj qendre që funksionon.
Cila kategori është me e interesuar për t’u testuar?
Përgjithësisht vijnë nga të gjitha kategoritë. Kryesisht janë studentë dhe emigrantë që kanë pasur sjellje të rrezikshme. Madje së fundmi kemi pasur dy raste në shkallë të rëndë rrezikshmërie. Ofrojmë edhe këtë shërbim: kur kemi një pacient të diagnostifikuar, testojmë familjarët. Pra, u ofrojmë këshillim dhe testim familjarëve dhe partnerëve.
Kemi çifte që ne i quajmë diskordante. Që njëri është i infektuar dhe tjetri jo. Dhe këto i ndjekim kohë pas kohe për t’i testuar për të parandaluar.
Sa ka ndihmuar kjo qendër në evidentimin dhe parandalimin e sëmundjes tek personat me risk të lartë sëmundshmërie ?
Këto lloj shërbimesh ofrohen për t’u parandaluar. Nëse një person që vjen e testohet pasi ka pasur një sjellje të rrezikshme, edhe testi del negativ. Tek këta persona prandaj bëhet këshillimi, që të tentohet, që të ndërhyhet, që të parandalohet sëmundja.
Nëse ka qenë një emigrant që ka pasur kontakte seksuale rastësore, puna është që të ndryshojë sjellja. Në mos t’i eliminojë, të përdorë prezervativin për të shmangur infektimin e mëparshëm. Nëse ka qenë një person me një infeksion të mëparshëm seksualisht të transmetueshëm, të tentohet që të mjekohet ky infeksion dhe të parandalohen raste të mëparshme. Këto janë shërbime që ofrohen për të parandaluar.
Emigrantët konsiderohen si kategori me risk të lartë. Në këtë periudhë kur ka fluks kthimi të tyre në atdhe, ka arritur kjo klinikë të evidentojë emigrantë mbartës të kësaj sëmundjeje?
Këta dy-tre muaj ka pasur raste të shumta emigrantësh që vijnë për t’u testuar pranë kësaj qendre. Një ndër arsyet kryesore që përse vijnë për t’u testuar është se ata evidentojnë vetë veten me mundësi të mëdha infektimi. Identifikimi i vetes si të rrezikuar. Ka pasur edhe raste pozitive. Kishte ardhur nga jashtë shteti. Ajo kishte pasur marrëdhënie me një person që ishte diagnostifikuar dhe kishte rezultuar pozitiv ndaj sëmundjes. Ndërkohë që ajo nga rezultatet e këtushme nuk ishte infektuar dhe ajo rezultoi negative.
Ministrja Godo, bashkëpunim me spitalet spanjolle
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë një takimi pune të zhvilluar dje me ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, Manuel Montabbio, mori konfirmimin se qeveria e Spanjës është e gatshme të bashkëpunojë me Shqipërinë në fushën e shëndetësisë, bëri të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në këtë takim, ministrja Godo u njoh nga afër me projektin dhe synimet e zhvillimit të këtij bashkëpunimi që pritet të përparojë dhe të modernizojë sistemin tonë shëndetësor.
Z. Manuel Montabbio vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mjekësisë midis dy vendeve, ku veçanërisht ky bashkëpunim konsiston në përvojën shumë të mirë në fushën e shëndetit për nënën dhe fëmijën.
Ministrja Godo falënderoi në emër të MSH-së ambasadorin spanjoll për bashkëpunimin dhe ndihmën e Spanjës, duke theksuar historinë e gjatë të këtij bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë. Ajo propozoi lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Ministrive të Shëndetësisë të dy vendeve, si një hap drejt institucionalizimit dhe formalizimit të bashkëpunimit të deritanishëm, në shërbim të pacientit shqiptar.
Për këtë, z. Montabbio shprehu mbështetjen e tij dhe besimin se kërkesa për bashkëpunim mes dy vendeve do të ketë një reagim pozitiv nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë.
Përmirësohet shërbimi i qendrave shëndetësore
Fillimi i reformës në shërbimin shëndetësor parësor në janar të vitit të kaluar e bëri personelin shëndetësor më të interesuar për rritjen e cilësisë së shërbimit, pasi edhe mënyra e shpërblimit të tyre ndryshoi.
Sipas Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), qendrat shëndetësore tashmë marrin bonusin për aktivitet (10% të buxhetit) dhe bonusin tremujor (5% të buxhetit). Statistikat tregojnë se numri i vizitave që kryen një mjek familjeje gjatë një dite, është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2006. Standardi i kërkuar është 12 vizita në ditë nga mjekët për të gjitha grupmoshat në qendrat shëndetësore për zonat urbane, 9 në zonat fushore e kodrinore, 6 në zonat malore të thellë dhe 10 për mjekë për fëmijë e specialistë të kontraktuar me ISKSH-në.
“Ka rritje konstante të aktivitetit të mjekëve në zonat urbane dhe rurale. Në nivel zonal janë kryer 5,9 vizita në 2006, 7,8 vizita në 2007 dhe 9,1 vizita në 2008. Numri mesatar ditor i vizitave për mjek, krahasuar me vitin 2006, u rrit me 32% në vitin 2007 dhe 54% në vitin 2008, ndërsa krahasuar me vitin 2007 në vitin 2008, kemi një rritje me 17%”, - thotë zëdhënësja e ISKSH-së, Etiola Kola.