Thatësira ; Ujësjellësi do të reduktojmë sërish oraret
Drejtori i Ujësjellësit, Petrela, theksoi se do të ngushtojë skemën e furnizimit të qytetit të Tiranës dy herë në ditë
Thatësirë jo vetëm nga moti tejet i ngrohtë, por edhe mungesa e ujit që vuajnë prej kohësh zona të tjera të kryeqytetit. Por edhe ky fakt nuk i ka bërë përshtypje drejtorisë së Ujësjellësit, krerët e së cilës do të vënë së shpejti në jetë një reduktim sërish të ujit për shtëpi.
Uji
Këtë verë Tirana nuk do të ketë mungesa të ujit të pijshëm, edhe ato lagje që nuk përballoheshin dot nga burimet e Selitës po kompensohen me ujë i Bovillës. Gjatë stinës së verës këto zona furnizohen me ujë tri herë në ditë.
“Sot jemi në gjendje ta përballojmë qytetin e Tiranës. Depot e Tiranës dhe të Kinostudios nuk i mbulojmë më me Selitë. Selitën e kemi përqendruar kryesisht vetëm në depot e partitarit dhe mundohemi që këto dy depo të mbushen vetëm me Bovillë. Të fusim në maksimumin e mundshëm ujin e Bovillës për konsum”, - deklaroi Ferdinand Petrela, drejtor i Ujësjellësit.
Aktualisht, nga burimet e Selitës dhe Shën Mërisë hyjnë në Tiranë vetëm 300 litra ujë për sekondë, as gjysma e kapacitetit normal. Por nëse vapa vazhdon me këto ritme, atëherë specialistët e Ujësjellësit do të kufizojnë oraret e furnizimit me ujë.
“Do të ngushtojmë skemën e furnizimit të qytetit të Tiranës dy herë në ditë. Vërtet që depot do të hapen në mëngjes dhe në darkë, por edhe oraret do të ndryshojnë, pasi nuk ka skema statike, ato ndryshojnë herë pas here. Ato janë të lëvizshme gjithmonë në nevojë të furnizimit të popullatës”, - shprehet Ferdinand Petrela, drejtor i Ujësjellësit
Në këto temperatura të larta i vetmi impiant që punon me kapacitet të plotë është Bovilla. Prej tij hyjnë në Tiranë 1800 litra ujë në sekondë. Nëse nuk do të gjenden alternativa të tjera, shumë shpejt Bovilla do të mbetet burimi i vetëm i furnizimit me ujë të Tiranës.
Banorët
Banorët e lagjeve të tëra shprehen se reduktimi i orareve është bërë prej disa kohësh dhe se në çezmat e tyre uji është bërë gjë e rrallë. Sipas tyre, jo vetëm që është reduktuar orari i furnizimit me ujë, por edhe presioni i ujit që vjen në çezmat e tyre.
Banorët e rrugës “5 Maji” dhe “Rrugës së Kavajës” shprehen se “nuk e imagjinon dot se çfarë orari do të reduktojnë kur në çezmat e shtëpive tona nuk vjen fare uji”, - shprehet banore e rrugës së Kavajës.