Perfundon numerimi, Lulzim Basha fiton garen e Tiranes Qamil Xhani
U desh te kalojne dy jave qe te perfundoje plotesisht procesi i numerimit te votave per zgjedhjen e kreut te bashkise se Tiranes, Keshillin Bashkiak, kreret e minibashkive dhe keshillat e njesive bashkiake. Duke shenuar procesin me transparent te zhvilluar ndonjehere ne nje proces zgjedhor jo vetem ne Shqiperi por mbare boten, ky proces u permbyll duke numeruar edhe votat e hedhura gabimisht ne kutite per minibashkite. Fletet e votimit te gjetura ne 125 kuti votimi kane nxjerre fitues kandidatin, Lulzim Basha me 78 vota avantazh ndaj kandidatit te opozites, Edi Rama. Konkretisht, gjate numerimit te fleteve te kontestuara, Basha ka marre 171 vota, ndersa Rama 83. Keshtu Basha ka ruajtur perfundimisht avantazhin prej 78 votash perballe Rames.
Sicu njoftua mbreme ne mbledhjen e KQZ, pritet qe gjate dites se sotme KQZ-ja te beje dhe miratimin e tabelave perfundimtare, per te bere me pas shpalljen e rezultatit paraprak per bashkine e Tiranes. Me pas do te respektohen dhe afatet ligjore per ankimimin te subjekteve apo kandidateve qe kane verejtje per procesin. Kreu i KQZ-se tha dje pas perfundimit te procesit se ky ka qene nje vendim i bazuar ne ligj. "KQZ eshte organi me i larte i administrates zgjedhore dhe ai mund te marre te gjitha kompetencat e pashtruara te institucioneve ne varesi te tij", tha ai. Ristani ka theksuar se vendimi eshte bazuar edhe ne praktikat e meparshme gjate viteve 2001, 2003 dhe 2009, kur KQZ-ja ka bere marre vendime per procesin e komisioneve te niveleve me te uleta. "Raporti i OSBE/ODIHR, ne rekomandimet e tij i ka kerkuar KQZ qe te jete me aktive dhe te krijoje nje proces administrative. Aktualisht nuk eshte ne diskutim nese eshte kompetence e KQZ apo jo, vota eshte e barabarte, nuk mund te kete vote qe numerohet dhe vote qe lihet pa numeruar:, tha dje Ristani. I pyetur mbreme nga ABC News se cili do te jete qendrimi i KQZ-se nese vendimmarrja e numerimit te fleteve te hedhura ne kutite e gabuara do te rrezohet nga Kolegji Zgjedhor, Ristani u shpreh se do te respektojne vendimin e institucionit me te larte. "Ceshtja eshte qe ne interpretojme dhe zbatojme ligji. Nese Kolegji do te kete mendim te kundert me ne, s'na mbetet tjerr vecse ta zbatojme", tha dje Ristani.
Me nisjen e procesit te numerimit te votave, te hedhura ne kutite e gabuara, ka nisur dhe ankesa e perfaqesuesve te opozites. Anetaret e PS ne KQZ, dhe perfaqesuesit ligjor te opozites ne kete institucion kane kundershtuar hapjen e kutive, duke e cilesuar si ne proces te paligjshem. Nderkohe, kreu i KQZ-se, Arben Ristani mbrojti ligjshmerine e numerimit te ketyre fleteve. Ai u shpreh se komisioni ka vendosur qe te keqyre te gjitha kutite e votimit dhe te numeroje votat e panumeruara per kryetar bashkie, keshilli bashkiak, kryetar njesie bashkiake dhe subjekteve politike. Ristani tha se keto vota kane mbetur te panumeruara dhe asnje nen i Kodit Zgjedhor nuk e thote qe ndalohet numerimi i votave. "KQZ, si niveli me i larte i administrates zgjedhore ka te gjitha kompetencat ligjore per te permbyllur procese te tilla, duke marre dhe kompetencat e komisioneve te niveleve me te uleta te administrates zgjedhore dhe shembuj te tille kemi pasur me bollek gjate historise se zgjedhjeve, si ne vitin 2001, 2003 2007", tha ai. Ristani shtoi se kjo vendimmarrje eshte rrjedhoje e procesit te KQZ-se, kur ka marre kompetencat e KZAZ-se. Ndersa, Genc Gjoncaj, perfaqesuesi i Partise Socialiste tha dje gjate numerimit te kutive se procedura e ndjekur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk eshte e ligjshme dhe se ky institucion ka kaluar kompetencat. "Ne jemi ketu per te denoncuar kete fakt pasi KQZ nuk ka te drejte te nderhyje kur procesi u takon komisioneve te niveleve te tjera. Ne jemi ne cdo hapje te kutive per t'u treguar nenet e Kodit Zgjedhor qe po shkelni", tha dje perfaqesuesi i PS-se ne KQZ. Nga ana tjeter, kreu i KQZ-se Arben Ristani ka theksuar se procesi eshte nje teresisht transparent. "Do te numerojme cdo vote qe votuesi ka votuar dhe nuk eshte vleresuar", tha dje Ristani. Ndersa perfaqesuesi i LSI-se, Ylli Manjani ka theksuar se votat e gjithe pjesemarresve ne votimin e dates 8 maj po numerohet konfrom ligjit. "Ne po e cojme voten atje ku i takon dhe i kemi shtuar edhe elementin transparence", tha dje Manajni. Debate ka shkaktuar dhe vendndodhja e kutive te fleteve te votimit. Perfaqesuesi i PS-se u shpreh se fletet ndodhen ne Lunder dhe jo ne ambientet e KQZ. Nderkohe qe kreu i KQZ-se, Ristani ka sqaruar se komisioni ka disa objekte ne administrim sic eshte dhe ai ne Lunder, ku ruhen materialet dhe ky fakt nuk ka pse te sjelle reagimin e PS-se.