Kryeministri Berisha, konferencë për shtyp: Këtë vit presim miliona turistë

Kreu i qeverisë Berisha në një dalje përpara mediave është përqëndruar tek turizmi, duke deklaruar se këtë vit Shqipëria pritet të vizitohet nga miliona turistë të huaj.
Duke iu referuar sezonit turistik në vend, kryeministri Berisha theksoi se fluksi i turistëve në vend po vjen çdo ditë në rritje, dhe se anëtarët e qeverisë së bashku me autoritete vendore morën një plan masash për tu asistuar atyre një përgatitje të rëndësishme për këtë sezon.
“Jam këtu për tu bërë një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, qeveritarëve vendorë dhe atyre qendrorë, të ndjekin me angazhim të plotë dhe total finalizimin e të gjitha përgatitjeve për sezonin turistik më të suksesshëm në historinë e vendit, pasi jemi përzgjedhur dhe jemi vendosur si destinacioni kryesor turistik i planetit, jemi përzgjedhur si Miss Bota. Qytetarët shqiptarë kanë meritën e jashtëzakonshme të ngritjes së Shqipërisë turistike në këto nivel”, theksoi Berisha.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të kontribojnë për një mjedis sa më të pastër ndërsa shtoi se ky sezon do të jetë një histori suksesi për Shqipërinë që sipas tij u lartësua me një shpejtësi marramendëse.
...