Përfundon numërimi i Fierit, KQZ shpall rezultatin
13/07/2009 Hapen tetë kutitë e kontestuara, në dyshim mandati i 9-të i PS-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë sot paradite rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në qarkun e Fierit. Dy grupet e numërimit përfunduan numërimin e tetë kutive për katër KZAZ-të e qarkut të Fierit. KQZ do të mbledhë votat e kutive që u numëruan dje dhe do u shtojë atyre rezultatin edhe të dy Qendrave të Votimit të KZAZ-së nr. 20, të cilat ishin numëruar, por rezultati nuk ishte përfshirë në tabelën përmbledhëse. Vetëm pas kësaj komisioni do të zyrtarizojë rezultatin, duke u dhënë fund të gjitha hamendjeve mbi mundësitë që ka Partia Socialiste për të fituar mandatin e nëntë. Deri tani ajo zotëron 8 mandate, ndërkohë që 7 mandate i ka PD-ja dhe një mandat LSI-ja. Pretenduesi i këtij mandati, Pirro Lutaj, në fund të procesit të numërimit akuzoi pjesën e mazhorancës në KQZ për përpjekje për të bllokuar procesin.
Procesi
Dy grupe numërimi të ngritura nga KQZ-ja dhe nën vëzhgimin e përfaqësuesve të dy partive kryesore PD-PS, dhe jo më pak jashtë vëmendjes së përfaqësuesve të partive të tjera, kanë numëruar gjatë gjithë ditës së djeshme votat e kutive të votimit. Këto kuti votimi u kontestuan gjatë procesit të numërimit të votave nga KZAZ-të respektive, konkretisht KZAZ nr. 18, 19, 20 dhe 22 gjatë procesit të numërimit. Rezultati i tyre u ankimua në KQZ nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Përveç debatit profesional, mbledhjet e djeshme janë shoqëruar edhe me fyerje dhe me një gjuhë aspak etike mes drejtuesit të institucionit dhe anëtarëve të opozitës në KQZ.
Debati
Kutia e Qendrës së Votimit me numër 30 52 ndryshoi raportin e votave mes dy partive kryesore krahasuar me qendrat e tjera votimit, si dhe shkaktoi debate mes përfaqësuesve të partive politike dhe anëtarëve të KQZ-së. Në këtë qendër ndërsa për PS-në kishin votuar 9 zgjedhës, për PD-në kishin votuar 362 zgjedhës, dhe vetëm 3 për LSI-në. Të 439 fletët e votimit të gjendura në këtë kuti kanë qenë vetëm me një vulë, atë të kryetarit të Qendrës së Votimit, ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor, neni 105 përcakton se fleta e votimit vuloset në pjesën e pasme të saj me vulën e KQV-së dhe vulën e kryetarit të KQV-së. Pas një vendimmarrje 4 me 3, KQZ i cilësoi të vlefshme këto fletë me arsyetimin, se vota e zgjedhësve nuk mund të delegjitimohet për shkak të pakujdesisë së komisionerëve. “Forca të caktuara politike janë përpjekur të prishin zgjedhjet, duke marrë vulën me vete. Unë pas problemit kam depozituar kallëzim penal në organin e Prokurorisë. Të njëjtët komisionerë që si duket kanë pasur plan për të prishur zgjedhjet. Fletët e votimit do të konsiderohen të vlefshme, pasi e përsëris se asnjë komisioner, për shkak të papërgjegjshmërisë nuk mund të cenojë votën e qytetarët”, - tha kryetari i KQZ-së, Arben Ristani. Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan këtë pretendim duke përmendur nenin 117 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit fletës së votimit i mungojnë vulat e parashikuara në nenin 103 të tij.
Rezultati është ankimuar nga PS, PR dhe G-99
Rivlerësim i votave, KQZ diskuton sot Beratin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar në rendin e punimeve për ditën e sotme marrjen në shqyrtim të kërkesave ankimore të subjekteve zgjedhore ndaj rezultatit të KZAZ-ve dhe të KQZ-së për Qarkun e Beratit. Ky qark është ankimuar jo vetëm nga Partia Socialiste, por dhe nga Partia Republikane dhe “G-99”. Këto tri parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit kanë kërkuar shpallje të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në disa KZAZ dhe rivlerësim të votave dhe rinumërim të tyre. Për shkak të të njëjtit subjekt që kanë këto tri kërkesa, në respektim të Kodit Zgjedhor KQZ-ja ka vendosur bashkimin e tyre dhe do të nisë shqyrtimin e tyre, tashmë në një, në mbledhjen e sotme. Kodi në nenin 132 të tij flet për kohën e bashkimit të kërkesave, përpara apo gjatë shqyrtimit. Shprehimisht në të thuhet se KQZ-ja përpara ose gjatë shqyrtimit të një kërkese ankimore ka të drejtë të vendosë shqyrtimin bashkërisht të saj me një ose më shumë kërkesa të tjera ankimore, të paraqitura nga subjekte të ndryshme kundër të njëjtit vendim të KZAZ-së apo sipas rastit të KQZ-së. Sipas pretendimeve të palëve, në disa qendra votimi të këtij qarku ka pasur parregullsi të procesit, të cilat kanë çuar në një vlerësim jokorrekt të votës së qytetarëve për secilin subjekt zgjedhor. Konkretisht, Partia Socialiste pretendon se i janë “ngrënë” 3000 vota nga Partia Demokratike, komisionerët e së cilës i kanë cilësuar të pavlefshme.
Mandatet
Banorët e Qarkut të Beratit kanë nxjerrë për t’u përfaqësuar në Kuvendit e Shqipërisë gjithsej 8 deputetë. Nga këta katër mandate janë votuar për Partinë Socialiste, tri mandate i janë siguruar Partisë Demokratike dhe një mandat Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Mes subjekteve zgjedhore edhe PBDNJ dhe LZHK
Kërkohet rivlerësim i rezultatit në Qarkun e Tiranës
Qarku i Tiranës është qarku i tretë për të cilën KQZ-ja ka vendosur t’i hyjë me themel shqyrtimit të ankimimeve të subjekteve zgjedhore për rezultatin në këtë qark. Pas relatimit nga anëtarët e KQZ-së, të cilëve u kishte rënë shorti për të gjykuar kërkesat ankimore, ky komision caktoi pikërisht të martën si ditën kur KQZ-ja do të marrë në shqyrtim ankimimet. Për këtë qark pranë KQZ-së rezultati i Tiranës është animuar jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. PS-ja para dy ditëve ankimoi në KQZ vendimin e disa KZAZ-ve të Qarkut të Tiranës. Sipas saj, probleme në procesin e votimit dhe numërimit të votave janë paraqitur në KZAZ nga 55 deri te 60, ku përfshihet zona e Paskuqanit, Rrogozhinës, Kavajës, Kamzës dhe Ndroqit. Në themel të kërkesës së tyre të ankimimit socialistët kërkojnë rivlerësim të votave të pavlefshme që kanë rezultuar në shumë nga qendrat e votimit të këtyre KZAZ-ve, por dhe rinumërim të tyre. Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit dhe nisjes së numërimit të votave socialistët evidentuan parregullsi, veçanërisht në Paskuqan, ku procesi u ndërpre për orë të tëra, për të rinisur pas ndërhyrjes së KAZ-së.
Shqyrtimi i kërkesave
PD-PS ankimojnë Qarkun e Shkodrës
Rezultati i Qarkut të Shkodrës, me gjithë problematikën që përcolli gjatë procesin gjatë dhe pas zgjedhor, është ankimuar në KQZ nga të dyja forcat kryesore politike, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Anëtarët e KQZ-së në fillim të mbledhjes së paradites së djeshme vlerësuan konform ligjit, duke pranuar t’i hyjnë në themel shqyrtimit të kërkesave ankimore. Subjekti zgjedhor i PS-së kundërshton vendimet e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor nr. 40, 41, 42, 43, dhe 44. Po ashtu kërkohet edhe ndryshimi i vendimit të KQZ-së që ka miratuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për këtë qark. Në këtë mënyrë PS-ja ka ankimuar të gjithë rezultatin e këtij qarku, ndërsa Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e ndërmjetëm të vetën një KZAZ nga 5 që ka gjithsej Qarku i Shkodrës. Gjithashtu ajo, ashtu si dhe kundërshtarja e saj politike, ka kërkuar ndryshimin e vendimit e KQZ-së për rezultatin përfundimtar të qarkut. Ky qark do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me 11 mandate dhe sipas rezultatit paraprak 7 mandate janë fituar nga koalicioni “Aleanca e ndryshimit” dhe 4 mandate “Bashkimi për ndryshim”. Kërkesat ankimore të këtij qarku do të shqyrtohen të martën së bashku me kërkesat e Qarkut të Tiranës.