Përfundon numërimi i votave në Mat, fiton kandidati socialist Altin Bojni

Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Matit ka përfunduar. Kandidati socialist Altin Bojni ka fituar me difencë të thellë ndaj dy kandidatëve të pavarur, Eduart Brahilika kandidat i mbështetur nga opozita dhe Suzana Pasha, kandidatja e pavarur, ish-drejtuese e Forumit të Gruas Socialiste në këtë bashki.
Kandidati Bojni ka siguruar 7425 vota ose 66.54 %, kandidati i mbështetur nga opozita ka siguruar 3318 vota ose 28.54 %, ndërsa ish-drejtuesja e Forumit të Gruas Socialiste në Bashkinë Mat ka marrë vetëm 547 vota në këtë bashki ose 4.92 %.
/rtsh.al/