E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën nga rrokullisja me traktor

Një persona ka humbur jetën sot rreth orës 13:30 në një aksident trafiku që ka ndodhur në vendin Qafa e Osek Hylës në Gjakovë.

Viktima është identifikuar Valon R.(1989) nga kjo komunë. Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë i mospërshtatjes së kushteve të rrugës malore në një teposhtëze , në të cilën ngasësi i mjetit traktor IMT-560 ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, duke u përplasur në një hendek.

Me kërkesë të familjarëve të viktimës dhe Urdhër të Prokurores së shtetit,trupi i pa jetë është liruar për ceremoni mortore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›