E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të SHFD të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me kryetarin e Shoqatës së familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari dhe kryetarët e degëve të shoqatës.

Me këtë rast u bisedua lidhur me qasjen ndaj shënimit të ngjarjeve të së kaluarës dhe të luftës së fundit në Kosovë. U tha se duhet të caktohet një kalendar i shënimit të ngjarjeve të mëdha, si fryt i të cilave është çlirimi dhe ndërtimi i shtetit të sotëm të Kosovës.

Për këtë është e nevojshme të arrihet konsensus i plotë edhe i të gjitha grupeve parlamentare brenda Kuvendit. Kjo do të ishte mënyra më e mirë e nderimit të të rënëve për liri dhe viktimave të luftës. Duke vepruar kështu, Kuvendi do t’i përmbahej njëkohësisht funksionit kryesor që ka, atij ligjvënës./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›