Përfundon pa përplasje festa e PD. Opozita vazhdon grevën e urisë
Asnjë përplasje nuk u shënua mes protestuesve rozë të dëshmorëve të
kombit dhe festuesve blu të “Nënë Tereza”, pak metra larg njeri-
tjetrit. PD vijoi normalisht sipas programit të përcaktuar ditë më parë,
festën e saj të 1 Majit, ndërkohë që para godinës së kryeministrisë ,
22 deputetë socialistë grevistë dhe mbështetësit e tyre jashtë vazhdonin
protestën.
• Koncerti, Berisha: Pranvera e vendimeve historike
• Greva, Rama: Nuk tërhiqemi, do sakrifikohemi
Megjithatë 1 orë më pas sheshi “Nënë Tereza” u zbraz dhe forcat e policisë u kujdesën që të mos kishte kontakte mes 2 turmave të militantëve. Një kordon policie u vendos midis kryesisë së kuvendit dhe kryeministrisë, pak metar larg cadrës së grevistëve, duke devijur rrugën e përkrahësve të PD në drejtim të ish- bllokut dhe shkollës së baletit.
Qindra forca policie u aktivizuan për të siguruar mbravajtjen e protestës së opozitës të nisur që mbrëmjen e së premtes para kryeministrisë dhe festës së maxhorances në sheshin “Nënë Tereza”, që zhvillua në mesditë.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 01 maj 2010 ) < I mëparshmi