Rama në protestën e pasdites, thirrje për rezistencë
Kreu socialist Edi Rama në protestën e pasdites, pranë cadrave ku po zhvillohet edhe greva e 22 deputetëve, bëri thirrje për rezistencë , sipas tij, në funksion të clirimit të zgjedhjeve dhe të zgjidhjeve për një Shqipëri më të mirë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo është një betejë për aspirata të mëdha, dhe për këtë arsye ai e quajti një betejë të vështirë. Ndërkohë gjatë pasdites grevës së urisë i është shtuar edhe kreu i G99, Erion Veliaj.
• Festa e PD përfundon pa përplasje
• Policia: Opozita të zhbllokojë Bulevardin
“Të gjithë bashkë të bëjmë gjithë sa mundemi në këtë orë kaq të rëndësishme për të rezistuar, për të qenë solidarë për ti dhënë kësaj kauze cdo energji pozitive, në funksion të clirimit të zgjedhjeve dhe të zgjidhjeve për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri ku rrënimi ekonomik duhet të ndalet, dhe rrugët e mirëqënies të hapen për të gjithë dhe një Shqipëri ku Evropa të jetë këtu me nëpunës të shtetit dhe jo shërbëtore të pushtetit”, tha Rama.
Shefi i selisë rozë e ka cilësuar koncertin e demokratëve një koncert të dështuar. “Sic e patë dhe sot ku disa mijëra qytetarë u detyruan të merrnin pjesë në një koncert, i cili pa dyshim do të mbahet mend si një akt i dëshpëruar dhe një moment dëshpërimi për ata që qeverisin Shqipërinë, jo se populli i ka zgjedhur po se nuk e kanë lënë popullin të zgjedhë”, vijoi Rama.
Ndërsa deputeti Namik Dokle tha se opozita është në protetë për një kauzë të drejtë, për të kërkuar zgjidhje për krizën politike, ngërcin në parlament dhe për të hapur kutitë.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e shtunë , 01 maj 2010 ) < I mëparshmi