E Diel, 1 Nëntor 2026

Lënë grevën, i drejtohen Brukselit. Bushati: Transparencë zgjedhjeve

Sot niset drejt Brukselit nje delegacion shqiptar, i perbere nga deputete te majte dhe te djathte, per te marr pjese ne punimet e se henes dhe te martes ne Komisionin per Stabilizim Asocim, Shqiperi-BE. Ne qender te vemendjes do te jene zhvillimet e diteve te fundit ne Shqiperi, protesta e Partise Socialiste dhe greva e urise e deputeteve opozitare. Nderkohe, nje dite me pare, deputeti i Partise Socialiste, njekohesisht dhe anetar i ketij delegacioni, Ditmir Bushati, tha per Alsat se opozita nuk do te lekundet nga qendrimi i saj per te kerkuar transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Qëndrimi i grupit parlamentar të PS është shumë i qartë shumë korrekt, shumë etik. Do të vazhdojmë të këmbëngulim në shpjegimin që do t’i bëjmë edhe në Bruksel, siç kemi bërë në vijimësi, gjithë partnerëve tanë që ajo që kërkojmë nuk është asgjë më shumë se sa partnerët tanë gëzojnë në vendet e tyre. Nuk kërkojmë as ndryshimin e qeverisë në tavolinë. Keni parë që nuk kemi thyer asnjë xham, nuk kemi hedhur asnje vezë, nuk është keputur asnjë lule. Ka qenë një protestë totalisht paqësore dhe do të vazhdojë të jetë një rezistencë paqësore. Kërkojmë thjesht dhe vetëm që të bëhet transparenca mbi procesin zgjedhor të 28 qershorit, për të mbyllur një kapitull tragjik të zgjedhjeve të dhunshme dhe të kontestuara apo korrupsionit elektoral në Shqipëri dhe për të hapur një kapitull të ri. Jemi një vend anëtar i NATO-s. Duam të shkojmë në BE. Duam ta ndërtojmë Europën këtu dhe për ta ndërtuar Europën këtu duhen institucione që burojnë nga vota e popullit” tha Bushati.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›