Roma në krye, por titulli është në dorë të Lacios
TIRANE-Roma është ringjitur në krye të Serisë A, të paktën për 24 orë. Skuadra e drejtuar nga Klaudio Ranieri ka mposhtur dje 2-1 Parmën në "Tardini", duke lënë pas me 1 pikë Interin e Zhoze Murinjos. E megjithatë, çështja e titullit kampion është e gjitha në dorë të Lacios, që sot do të ndeshet me zikaltërit. Në takimin e djeshëm ndaj Parmës, skuadra e Ranierit ka bërë detyrën, ndonëse vendasit u munduan me çdo kusht të shmangnin humbjen. Parma nuk ka pasur ndonjë objektiv në lojë, duke qenë se tashmë e ka siguruar qëndrimin në Serinë A. Gjithsesi, Françesko Toti ka realizuar pas vetëm 5 minutash, duke e bërë gjithçka më të lehtë për Romën. çerek ore para përfundimit, Rodrigo Tadei dyfishoi shifrat, ndërsa Lanzafame rihapi sfidën kur kishin mbetur vetëm 9 minuta nga përfundimi. Gjithsesi, Roma arriti ta ruajë fitoren, që për momentin, ka vlerën e kreut të Serisë A. Parma e mbylli takimin me 10 vetë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Himenez, ish-futbollist i Interit. Me triumfin e djeshëm, verdhekuqtë kanë shkuar në kuotën e 74 pikëve, një më shumë se Interi.
Sot Lacio-Inter
Ndërsa Roma fitoi dje në Parma, Interit i duhet ta bëjë një gjë të tillë në "Olimpiko" përballë Lacios. Në letër bëhet fjalë për një ndeshje jo shumë të lehtë, megjithatë stadiumi i kryeqytetit italian do të jetë i gjithi me zikaltërit e Murinjos, në mënyrë që titulli të mos u shkojë rivalëve të përjetshëm të Romës. Presidenti Klaudio Lotito ka garantuar dy ditë më parë se Lacio do të luajë drejt, duke mos toleruar aspak, pavarësisht dëshirës së tifozëve. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe ndihmësi i Edi Rejës, sipas të cilit skuadrës i duhen ende pikë për të qëndruar në kategori. Por, shenjat e bëra me gisht nga Frençesko Toti në përfundim të derbit, kanë krijuar jo pak urrejtje në kampin e tifozerisë bardhekaltër, që mezi pret të shohë Romën teksa humbet titullin. Interi në fakt e ka pasur gjithnjë të vështirë ndaj Lacios në "Olimpiko", ku në 67 ndeshje regjistrojnë 17 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje. Përpos kësaj, zikaltërit mbeten pa më të voglin dyshim skuadër më e fortë se Lacio.
5 Maji
Interi ka një histori të dhimbshme përsa u përket ndeshjeve decizive ndaj Lacios. Ende nuk është harruar në kampin zikaltër humbja 4-2 në 5 majin e vitit 2002, që i hoqi titullin skuadrës milaneze. Interi ishte në vend të parë dhe i nevojitej fitorja, por pësoi një humbje shokuese, duke lejuar që kampion i Italisë të shpallej Poborski. Ajo disfatë solli më pas edhe largimin e brazilianit Ronaldo drejt Realit të Madridit, pas shumë vitesh të mbushur me zhgënjim dhe pa asnjë trofe të rëndësishëm. Edhe në atë takim, pavarësisht se Interi luftonte me Juventusin dhe jo me Romën, tifozët lacialë bënë tifozllëk për skuadrën e Hektor Kuper, por në fund ishte Lacio ajo që fitoi, duke përfituar edhe nga një lojë e dobët e zikaltërve.
(d.b/GSH/BalkanWeb)