E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia i kërkon opozitës të zhbllokojë Bulevardin

Policia e Tiranes u kërkon organizatorëve të grevës së urisë në sheshin para Kryeministrise te zhbllokojne bulevardin Dëshmoret e Kombit në mënyrë qe te levizin lirisht mjetet e transportit. Në një njoftim për shtyp të policisë së Tiranes thuhet se leja ka qene vetem per protesten e dates 30 prill.

Policia bën të ditur se përmes një tjetër shkrese i ka kujtuar subjektit Partia Socialiste se, për vazhdimin e tubimeve është e nevojshme që të dërgojnë njoftim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo ditë tubimi, pasi nuk parashikohen tubime që zgjasin më shumë se një ditë.

Blute e kryeqytetit thene se Partia Socialiste në gjithë kërkesat që ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka kërkuar mbështetjen e policisë për këtë përshkallzim të protestës me qëllim që Policia të marrë masat e saj në zbatim të ligjit. “Sqarojmë opinionin publike se, veprime të tilla që pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit përbën veprën penale të parashikuar nga nenin 293 i Kodit Penal- thuhet ne deklaraten e Policise se Tiranes.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›