Raikonen drejt Citroen në garat Rally
Në këtë mënyrë, finlandezi u jep fund zërave që në fillim e shihnin atë të rikthehej te Mek Lareni dhe më pas aludonin se ai do të qëndronte një vit pushim për t’u rikthyer në vitin 2011. Tashmë është pothuajse çdo gjë e përfunduar dhe me shumë mundësi Raikonen do të futet në botën e garave Rally në timonin e një Citroeni, së bashku me Sebastien Ogier.
“Ice man” do të marrë pjesë në të gjitha garat, me përjashtim të Zelandës së re, ku Citroeni nuk do të marrë pjesë. Sponsori i këtij operacioni është Red Bull dhe sipas marrëveshjes, Kimi do të rikthehet në Formula 1 vitn tjetër nën drejtimin e makinës Red Bull, së bashku me Sebastian Vetel. Megjithatë, nga skuderia austriake ende nuk ka ardhur një konfirmim zyrtar.