E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata franceze denon Zhak Shirak

Një gjykatë franceze ka dënuar me dy vjet burg ish-presidnetin Zhak Shirak për shpërdorim me fondet publike. 79 vjeçari nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së vendimit, për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë. Ish-presidenti i cili ka qenë në këtë post nga viti 1995 deri në 2007 akuzohet për periudhën kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Parisit. Shirak akuzohet se ka dhënë një pagë për disa anëtarë të partisë së tij, të cilët nuk punonin në institucionin që ai drejtonte.
Prokuroria i kishte kërkuar gjykatësit të lironte ish-presidnetin dhe 9 të tjerë të akuzuar. Në 2004 gjatë kohës kur ai ishte në postin e Presidentit, figura të njohura të politikës franceze, përfshirë minsitrin e Jashtëm Alen Zhype, u dënuan në lidhje me çështjen në fjalë. Zhak Shirak kryetar i bashksië së Parisit nga viti 1977 deri në 1995 është presidenti i parë i dënuar nga drejtesia franceze që pas Marshal Fillip Petain, udhëheqësi i regjimit të kohës së luftës Vichy, i cili u shpall fajtor në 1945 për bashkëpunim me nazistët.
Gjyqi i hapur në periudhën kur Shirak ishte president ishte shtyrë për një kohë të gjatë, për shkak të "imunitetit presidencial" që parashikon Kushtetuta Franceze.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›