E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon zyrtarisht me ceremoni solemne lufta ne Irak

Lufta e udhehequr prej Shteteve te Bashkuara ne Irak ka perfunduar zyrtarisht dhe fundi i saj eshte shenuar me nje ceremoni simbolike e solemne ne nje baze ushtarake prane Uashingtonit.

Presidenti Obama dhe zyrtare te tjere te larte i uruan mireseardhjen ne atdhe komandantit te forcave amerikane ne Irak Gjeneralit Loyd Austin se bashku me flamurin qe simbolizon trupat e Shteteve te Bashkuara ne Irak.

Nuk pritej qe Presidenti Obama te mbante ndonje fjalim.

Komandanti i Shtatemadherise amerikane Gjenerali Martin Dempsey falenderoi trupat dhe familjet e tyre per sherbimin dhe sakrificat e kryera. Nderkohe Zevendes Sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter tha se misioni ushtarak qe zgjati pothuajse nente vjet i ka dhene popullit te Irakut nje agim te ri.

Autokolona e fundit me ushtare amerikane u largua nga Iraku te dielen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›