Perfunduan bisedimet Kosove-Serbi
Baronesha Catherine Ashton pret fundin e negociatave gjate vizites ne Beograd dhe Prishtine
Kryeministrat e Kosoves dhe Serbise, Hashim Thaci dhe Ivica Dacic, perfunduan raundin e trembedhjete te bisedimeve per normalizimin e marredhenieve ndermjet te dyja vendeve. Ndermjetesuesja e ketyre bisedimeve, Catherine Ashton, shefe e politikes se jashtme te Bashkimit Evropian, nepermjet nje komunikate tha se eshte diskutuar rendesia thelbesore e “vazhdimit te zbatimit te marreveshjes per normalizimin e marredhenieve ne javet dhe muajt qe vijne”, ndersa u shpreh e kenaqur me perkushtimin e te dy kryeministrave. Ne komunikate thuhet se “tekstet e marreveshjes per telekomunikacionin dhe energjine jane pothuajse te perfunduar. Diskutimet do te vazhdojne ne ditet qe vijne gjate udhetimit ne Beograd dhe Prishtine”, thuhet ne deklaraten e zonjes Ashton.
Ajo eshte shprehur e kenaqur qe do te vizitoje Beogradin dhe Prishtinen, pas, sic thuhet, vendimeve historike te Keshillit Evropian, per hapjen e bisedimeve per anetaresim me Serbine dhe fillimin e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosoven.
Me 28 qershor, Keshilli Evropian vendosi hapjen e negociatave me Kosoven, ndersa Serbise i mundesoi ato per anetaresim ne janar te vitit qe po vjen. Por, data e sakte e fillimit te tyre varet nga zbatimi ne terren i marreveshjes me Kosoven. Ne kuader te veprimeve per zbatimin e marreveshjes, Parlamenti i Kosoves te enjten pritet te debatoje per te dyten here me radhe ligjin mbi amnistine, i cili synon te krijoje kushte per integrimin e pjesetareve te strukturave serbe ne veri.
Javen qe lame pas ai deshtoi te miratoje kete ligj per shkak te reagimeve te shumta, meqe fushe veprimi i tij fillimisht u zgjerua ne disa dhjetera vepra penale edhe jashte veriut te Kosoves, duke nxitur shqetesimin e nje pjese te forcave politike dhe organizatave joqeveritare. Qeveria vendosi te ndryshoje ligjin qe pritet te miratohet te enjten ne Parlamentin e Kosoves.
Levizja Vetevendosje dhe nje grup organizatash joqeveritare vazhdojne te kundershtojne ligjin, ndersa, keto te fundit filluan edhe nenshkrimin e nje peticioni kunder tij.
Zevendes ndihmes sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, tha dje ne Bruksel se miratimi i ligjit per amnistine eshte i domosdoshem per perparim ne zbatimin e marreveshjes, ndersa nenvizoi se nuk do te kete amnisti te gjere, sic druajne kundershtaret e tij.
Serbet ne veri
Javen qe lame pas, perfaqesuesit e serbeve ne veri te Kosoves shpallen themelimin e Kuvendit te Kosoves ne shenje mospajtimi me marreveshjen, te cilen thane se nuk do ta zbatojne. Prishtina zyrtare nuk eshte marre me kete veprim, ndersa zyrtaret serbe ne Beograd thane se ai do te demtoje pozicionin e serbeve dhe te Serbise. Kryeministri serb, Ivica Dacic, terhoqi verejtjen se Serbia ka detyrim nderkombetar te zbatoje ate per te cilen eshte marre vesh me Kosoven.