Maturantet, gafat me te “spikatura” ne provime Eljona Ballhysa
Prej me shume se nje muaji mesueset korrigjuese jane “ngujuar” ne shkollen “Sabaudin Gabrani” ne Tirane, ku cdo dite merren me procesin e korrigjimit te provimeve te matures. Eshte nje proces qe ka perfshire nje numer shume te madh mesuesish nga te gjitha profilet. Pavaresisht punes se madhe qe bejne, ata kerkojne te mbeten anonime per te ruajtur deri ne fund integritetin e procesit, ndersa pranojne te “zbulojne” gabimet me te pergjithshme te maturanteve. “Meqenese jemi ne perfundim te korrigjimit te provimeve me zgjedhje, mund t’ju them se gabimi kryesor qe bejne maturantet eshte se zgjedhin lende me koeficient te larte, qe kane nje shkalle veshtiresie me te theksuar se te tjeret dhe ata nuk jane te afte te pergjigjen sakte. Pra zgjedhin lende me te veshtira se aftesite e tyre”, tregon nje mesuese korrigjuese e lendes se matematikes. Duke u ndalur ne kete lende maturantet ne pergjithesi shfaqin mungese te theksuar njohurish ne perdorimin e simboleve matematikore ndersa eksperimentojne ne pergjigje duke dhene nje version “origjinal” te zgjidhjes se nje ushtrimi qe nuk perputhet me programin mesimor. “Nje pjese e maturanteve nuk dine as simbolet baze te matematikes. Ne disa raste maturantet i kane shkruar simbolet me fjale. Ka pasur raste kur maturante p.sh rrenjen katrore e kane shkruar me fjale dhe jo me simbole, si kjo ka pasur edhe raste te barazimit dhe shumezimit. Por ka pasur raste kur maturantet kane shkruar segmenti AB ? X, pa bere asnje figure”, tregon me tej mesuesja e matematikes. Nuk jane te pakta gafat qe behen ne provimin e gjuhe-letersise. Shumica e maturanteve shfaqin probleme te theksuara te mosnjohjes se gramatikes, te perdorimit te shkronjes “e”, te perdorimit te shkronjave te medha, apo te mosnjohjes se shenjave te pikesimit. Njera nga mesueset e letersise tregon se shumica e maturanteve nuk lexojne libra, as romanet qe i kane ne program mesimor duke u mjaftuar vetem me fragmentet qe permban libri i shkolles. Kjo ben qe ata te kene njohuri te cunguara dhe te bejne shume ngaterresa ne provime. “Ka shume maturante qe nuk e dine fabulen e nje romani per te cilin zhvillohen pyetjet ne test, nuk njohin shkrimtaret, ose ngaterrojne emrat e shkrimtareve me ato te personazheve. Kane fjalor te paket. Mezi shtyhen esete dhe e gjithe kjo vjen ngaqe nuk lexojne as romanet qe i kane te detyrueshem ne program mesimor”,- eshte shprehur mesuesja e letersise.
Lendet
“Meqenese jemi ne perfundim te korrigjimit te provimeve me zgjedhje, mund t’ju them se gabimi kryesor qe bejne maturantet eshte se zgjedhin lende me koeficiente te larte, qe kane nje shkalle veshtiresie me te theksuar se te tjeret dhe ata nuk jane te afte te pergjigjen sakte. Pra zgjedhin lende me te veshtira se aftesite e tyre”, tregon nje mesuese korrigjuese e lendes se matematikes.
Lendet
“Meqenese jemi ne perfundim te korrigjimit te provimeve me zgjedhje, mund t’ju them se gabimi kryesor qe bejne maturantet eshte se zgjedhin lende me koeficiente te larte, qe kane nje shkalle veshtiresie me te theksuar se te tjeret dhe ata nuk jane te afte te pergjigjen sakte. Pra zgjedhin lende me te veshtira se aftesite e tyre”, tregon nje mesuese korrigjuese e lendes se matematikes.