E Diel, 1 Nëntor 2026

Joseph: Zbatimi i marreveshjes Kosove-Serbi mund te kerkoje vite

Vendimi i Bashkimit Evropian per te filluar negociatat per marreveshjen e stabilizim asocimit me Kosoven eshte i rendesishem per Kosoven duke patur parasysh se pavaresia e saj nuk eshte njohur nga pese vende te BE-se, thote analisti i ceshtjeve te Ballkanit Edward Joseph. Ne lidhje me zbatimin e marreveshjes se 19 prillit mes Serbise dhe Kosoves, zoti Joseph tha se zbatimi saj nuk do te jete i lehte.

Vendimi i Bashkimit Evropian per te filluar negociatat per marreveshjen e stabilizim asocimit me Kosoven eshte nje hap i rendesishem per Kosoven pasi i hap rrugen normalizimit te marredhenieve me BE-ne nga e cila Kosova mund te perfitoje shume, thote analisti i ceshtjeve te Ballkanit Edward Joseph. Ai theksoi se kjo eshte vecanerisht e rendesishme per Kosoven pasi pavaresia e saj nuk eshte kontestuar vetem nga Serbia dhe Rusia por edhe nga pese vende te BE-se.

“Sipas mendimit tim, ajo qe Kosova mori nga Bashkimi Evropian eshte po aq e rendesishme sa ajo qe kane marre vendet e rajonit sepse nga te gjitha vendet e rajonit, vetem pavaresia e Kosoves eshte e kontestuar. Emri i Maqedonise eshte i kontestuar nga Greqia por jo pavaresia e saj. Greqia e njeh Maqedonine si shtet i pavarur. Ata nuk njohin vetem emrin e saj. Pavaresia e Kosoves, nuk eshte e kontestuar vetem nga Serbia dhe Rusia por edhe nga pese vende te Bashkimit Evropian. Dhe ky fakt i ka komplikuar marredheniet formale te Kosoves me Bashkimin Evropian. Kjo ka shkaktuar pamundesine e Kosoves per te vendosur marredhenie kontraktuale me BE-ne dhe pamundesine per te perfituar nga te gjitha programet e ndihmave konstruktive qe Brukseli mund t’i ofroje vendit. Per kete arsye vendimi i BE-se per te nisur negociatat per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosoven eshte shume i rendesishem”.

Zoti Joseph tha se negociatat e veshtira mes kryeministrave Thaci dhe Dacic qe perfunduan me arritjen e marreveshjes se 19 prillit si dhe bisedimet qe ende po vazhdojne per te saktesuar zbatimin e marreveshjes kane qene shume te rendesishme dhe pozitive per Kosoven. Ato kane hapur jo vetem mundesine e normalizimit te marredhenieve me Serbine por edhe normalizimin e marredhenieve me Bashkimin Evropian qe i nevojitet shume shtetit te pavarur te Kosoves.

Lidhur me shqetesimet e opozites per ceshtjen e zbatimit te marreveshjes, zoti Joseph tha se ato jane legjitime por nuk duhet te jene arsye per ta kundershtuar marreveshjen. “Natyrisht ka arsye legjitime per shqetesim dhe per te treguar kujdes ne lidhje me zbatimin e marreveshjes. Por keto nuk jane arsye per kundershtimin e marreveshjes. Angazhimi dhe mbeshtetja e Brukselit dhe kryeqyteteve te tjera evropiane si Berlini eshte shume i rendesishem. Ata po e ndjekin nga afer perparimin e negociatave dhe rolin qe do te kete marreveshja. Serbia do te kete nje rol ne zbatimin e marreveshjes dhe eshte e rendesishme qe te saktesohet roli saj ne lidhje me policine dhe gjykatat ne veri. Çeshtja kryesore eshte bashkesia e komunave dhe frika se ajo mund jete nje kunderpeshe per qeverine e Prishtines. Ky eshte thjesht nje shqetesim dhe nuk do te thote se mund te ndodhe. Pra, duhet te tregohet kujdes per keto gjera por kjo nuk duhet te jete shkak per kundershtimin e marreveshjes”.

I pyetur se kur mund te pritet venia ne jete plotesisht e marreveshjes, ai tha se zbatimi i saj nuk do te jete i lehte dhe mund te kerkoje vite. Por, sipas tij, zbatimi i saj eshte ne interes te Prishtines dhe Beogradit sepse ajo eshte e nderlidhur me integrimin e tyre ne Bashkimin Evropian.

“Duhet te jemi te qarte se zbatimi i plote i marreveshjes eshte dicka qe mund te vazhdoje me vite. Gjermania ka vene kushte te forta para se Serbia te perparoje ne marredheniet me BE-ne. Keto kushtezime duhet te vlejne edhe per Prishtinen sepse edhe qeveria e Kosoves ka obligime ndaj komunitetit serb. Serbet ne veri e kane bere te qarte se ata jane kunder marreveshjes. Por, duhet te kujtojme se Beogradi ka vene gjithe peshen dhe angazhimin politik mbi kete ceshtje dhe perparimin e tij te ardhshem drejt BE-se, per te cilin qeveria serbe ka treguar angazhim te vazhdueshem. Prandaj, Beogradi do te rrezikonte shume nese do te lejonte grupe ekstremiste ne veri te Kosoves qe ta kundershtojne dhe pengojne zbatimin e marreveshjes ne menyre te pajustifikuar”.

Lidhur me ndikimin qe mund te kete anetaresimi i Kroacise ne Bashkimin Evropian mbi vendet e rajonit, analisti Edward Joseph tha se ai mund te kete nje efekt demonstrativ dhe mund t’i jape shtytje perpjekjeve te vendeve te rajonit per te permbushur kriteret e BE-se.

“Kjo u tregon te gjitha vendeve tjera te rajonit si dhe Brukselit se keto vende mund t’i pembushin kriteret per te hyre ne Bashkimin Evropian. Kjo u tregon vendeve fqinje te Kroacise perfshire Shqiperine, Kosoven, Maqedonine dhe Serbine se ne fakt ka nje vije finishi. Vete fakti qe Kroacia eshte njohese e pavaresise se Kosoves eshte shume i rendesishem”.

Analisti Edward Joseph thote se angazhimi i vendeve te Bashkimit Evropian si Gjermania qe perparimi serioz ne zbatimin e marreveshjes se 19 prillit te kushtezohet me perparimin e Kosoves dhe Serbise drejt integrimit ne Bashkimin Evropian do te sjelle rezultate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›