Përfunduan bisedimet për ndryshimet klimatike
Poznan - Negociatorët nga afro 190 vende i kanë përfunduar bisedimet 12 ditore në kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që u mbajt në qytetin Poznaj të Polonisë. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy vendi i të cilit ka presidencën e rradhës së BE-së, tha se paketa e masave ishte më ambiciozja e arritur ndonjëherë. "Ajo që ndodhi këtu është me rëndësi historike. Nuk do të gjeni asnjë kontinent tjetër që i ka vënë vetes objektiva të tilla të detyrueshme si ato që sapo i miratuam ne unanimisht. Objektivat mbeten të pandryshuara " tha presidenti francez.
Në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve, kreu i OKB, Ban Ki-Moon u bëri thirrje Evropës dhe Shteteve të Bashkuara që të marrin rolin prijës në shmangien e një katastrofe klimatike.Ndërkohë, objektivi i BE-së është që të pakësohet me 20 përqind emetimi i karbonit deri në vitin 2020.
Njoftohet se masat do të kushtojnë rreth 260 miliardë dollarë.