Bashkimi Evropian unik për paketën 200 miliardëshe
Bruksel - 27 shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, kanë ranë dakord për një paketë masash në vlerë prej 200 miliardë eurosh, në luftë kundër krizës ekonomike. Kryeministri britanik Gordon Braun bëri të ditur: "Sot kemi miratuar njëzëri një paketë stimuluese ambicioze për një plan të rimëkëmbjes ekonomike i cili do të mbështes ekonomitë tona kombëtare. Rezultatet ishin të qarta dhe Evropa është unike për mbështetjen e këtyre masave në vlerë prej 1,5 % të produktit vendor bruto që do të thotë rreth 200 miliardë euro."
Ndërkohë edhe në politikën e klimës janë ofruar qëndrimet e pjesëmarrësve në samit. Presidenca franceze e BE-së propozoi një dokument të ri, i cili parasheh mjete shtesë për shtetet anëtare të Evropës lindore, për modernizimin e termocentraleve të vjetëra. Kancelarja gjermane Angela Merkel këmbënguli edhe njëherë që industria gjermane e kimisë dhe metalurgjisë të mos u nënshtrohet kriterieve për pagesa. Vendet si Gjermania, Polonia, Italia, duan që të mos futen norma strikte për ekonominë. Bashkimi Evropian synon reduktimin për 20 përqind të emetimit të gazrave të dëmshme, deri në vitin 2020. Kancelarja Merkel në Bruksel u shpreh: "Ne duam pikërisht këtë që të arrijmë objektivat për klimën, për të cilat kemi rënë dakord edhe gjatë presidencës gjermane, pa ndryshime, duam të them pra qartë reduktimin 20% të emetimit të gazrave karbonikë duke filluar nga 1990 deri në 2020". DW