Shuhet Sabri Godo, qeveria shpall ditën e nesërme zi kombëtare
TIRANË- Këshilli i Ministrave për të nderuar kujtimin e të ndjerit Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar, shpalli ditën e nesërme, e diel 4.12.2011, zi kombëtare.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Minsitrave jepen detajet e vendimit për organizimin e ceremonisë mortore dhe në nderim të të ndjerit.
VENDIMI:
1. Shpalljen zi kombëtare, nga ora 12.30 deri në 14.30, ditën e diel, datë 4.12.2011, në nderim të të ndjerit, z.Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar.
2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14.30 të mbahet një minutë heshtje.
3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e diel, datë 4.12.2011, ora 12.30 deri 14.30, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
4. Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër zyrtar, të transmetojë muzikë funebre.
5. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
6. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
(el.me/BalkanWeb)