Përgatiten udhëzimet orientuese për drejtoritë e shkollave të mesme
02/02/2009 Provimet 2009, maturantët në prag të nisjes së procesit të “Këshillimit të karrierës”
Provimet e Maturës Shtetërore për këtë vit do të shoqërohen me një sërë ndryshimesh, veçanërisht në përgatitjen e maturantëve për “Këshillimin e karrierës”. Specialistët e Ministrisë së Arsimit pohojnë se për pranimet e 2009-s procesi për këshillimin e maturantëve në lidhje me lëndët që duhet të zgjedhin, do të nisë më herët se vitin e shkuar, me qëllim që ata kur të plotësojnë formularët A-1 dhe A-2 të kenë renditur degët ku kanë më shumë probabilitet për t’u shpallur fitues. Brenda pak ditësh pritet të miratohen ndryshimet e reja në rregulloren e provimeve dhe më pas do të nisë aplikimi i “Këshillimit të karrierës” në të gjitha shkollat e mesme. Këto të fundit gjithashtu do të bashkëpunojnë edhe me universitetet, në mënyrë që informacioni që do t’u jepet maturantëve të jetë në ndihmë të përzgjedhjes së duhur të së drejtës së studimit. Nëpërmjet udhëzimit përcaktohet se çdo universitet do t’u bëjë të njohur maturanteve programet e studimit që ofron së bashku me kurrikulat mësimore, strukturat përbërëse të tij, nxitjet e aftësisë së duhur në orientimin e maturantit në zgjedhjen e degës së studimeve që krijon hapësirë dhe në tregun e punës. Njëkohësisht në bazë të urdhrit të veçantë që do t’u dërgohet drejtorive të shkollave të mesme do të nisë procesi i informimit të maturantëve me sistemin “meritë-preferencë”. Kjo e fundit është vendimtare në renditjen e kandidatëve fitues sipas degëve dhe kuotave të përcaktuara për fakultetin. Një tjetër rivlerësim që do t’i bëhet rregullores do të jetë dhe përcaktimi i koeficienteve për llojin e shkollës së mesme dhe degët e fakulteteve. Për herë të parë gjatë këtij viti është menduar që në përcaktimin e këtyre koeficienteve do të marrin pjesë edhe vetë maturantët. Gjithashtu është menduar që të ndryshohet dhe koha e daljes së rezultateve pas mbylljes së procesit të korrigjimit të testeve, ku është propozuar të pakësohet afati i publikimit të përgjigjeve për çdo kandidat. Nga ana tjetër, do të ketë një procedurë të re vlerësimi për ankesat, në rast se maturantët pas rishikimit të testeve do të jenë të pakënaqur me përgjigjet e publikuara. Pavarësisht ankesave të shumta të bëra gjatë vitit të shkuar, asnjë prej tyre nuk u evidentua në listat definitive të fituesve që u publikua nga Agjencia e Vlerësimi të Arritjeve të Nxënësve.
Cilësia në universitete
Fakultetet edhe dy javë kohë për të nxjerrë treguesit
Nis procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë. Faza e parë do të jetë vlerësimi që do të bëjnë vetë fakultetet për treguesit që ofrojnë. Për të realizuar këtë procedurë kreu i Universitetit të Tiranës ka pohuar se është lënë në dispozicion të këtyre institucioneve afati deri më 15 shkurt. Brenda kësaj kohe të gjitha fakultet e UT-së duhet të kenë përfunduar së hartuari kornizën e vetëvlerësimit të strukturës dhe programeve që ato ofrojnë. Rektori i UT-së ka shpjeguar se pas këtij procesi do të fillojë faza e vërtetë e matjes së cilësisë në universitete, vlerësim i cili do të bëhet nga një kompani e huaj e specializuar. Kjo e fundit do të masë të gjithë treguesit dhe veçanërisht ata të cilësisë që ofrohet pranë auditorëve publikë dhe atyre privatë në të gjithë vendin. Më pas do të bëhet renditja e fakulteteve sipas performancës që do të ofrojnë. Për më të dobëtit, që do të jenë në fund të listës, do të ketë ndëshkime, qofshin këto institucione private apo publike. Megjithatë, menjëherë pas nxjerrjes së rezultatit për vëzhgimin dhe monitorimin që do të kryhet në këto të fundit do të publikohen nga specialistët e Ministrisë së Arsimit dhe masat konkrete penalizuese që do të merren kundrejt subjekteve të dobëta. Procesi i rezultateve dhe renditja e fakulteteve nga më i miri deri te më i dobëti piritet të bëhet brenda një periudhe trevjeçare.