Sheshi “Iliria”, “në dorë” të italianëve
02/02/2009 Fiton projekti “Folding”. Publiku dhe disa anëtarë të jurisë votuan projektin e studios angleze
DURRES- Votat e publikut si dhe të një pjese të anëtarëve të jurisë shqiptare së bashku me mendimin e specialistëve vendorë në Durrës nuk kanë pasur asnjë lloj ndikimi në klasifikimin e studiove konkurruese për projektin e rivitalizimit të sheshit “Iliria” në qendër të qytetit. Të vetmit parashikues lidhur me emrin e studios fituese të garës ndërkombëtare të nisur tre muaj më parë dhe që ka përfunduar në orët e mbrëmjes të së shtunës, kanë qenë bashkiakët. Ata ia kanë dhënë “votën” e tyre projekti italian “Folding” pikërisht në kohën që ka përfunduar gara e fazës së parë, garë e cila u dha 5 studiove të huaja të drejtën e vazhdimit të konkurrimit.
Konkurrimi
Juria ishte e përbërë nga 7 anëtarë dhe konkretisht nga arkitekti Alain Coussaran nga Franca, arkitekt Luca Zevi i Institutit Kombëtar Italian të Arkitekturës, Alberto Monti, i cili është arkeolog në Universitetin e Parmës, arkitekti Roço Maragna nga Kanadaja, kritiku i artit Edi Muka, arkitekti Viktor Dhimgjini dhe arkitekti Marin Biçoku nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Në votimin që është bërë në një kuti të veçantë për të marrë mendimin e publikut “Sun Dial” e studios 3 W Architecture Limited Britanisë së Madhe është cilësuar si më e suksesshme duke marrë numrin dërrmues të votave. Edhe në takimet paraprake apo shfaqjen një nga një të projekteve në një takim në sallë dhe në një tjetër përmes monitorit në qendër të qytetit, studio britanike ka fituar shumë simpati. Megjithatë, që asokohe pa u mbyllur faza e parë është thënë se fituese do të shpallet projekti italian “Folding” dhe kjo nisur nga preferencat e shfaqura në forma të ndryshme. Kësaj profecie i është bashkëngjitur edhe bashkia, parashikimi i së cilës ka rezultuar i saktë pavarësisht se votuesit e pranishëm nga salla ishin tërësisht për anglezët. Studio italiane është e njohur për një sërë projektesh që ka afruar për sheshe në Romë, Venecia dhe në Barcelonë. Kanë qenë fillimisht 36 projekte në garën ndërkombëtare të ofruar nga bashkia e Durrësit. Pas fazës së parë kanë kaluar “klasën” pesë prej tyre duke u bërë gati për t’u ballafaquar para specialistëve të urbanistikës, arkitekturës, arkeologjisë etj si dhe para komunitetit qytetës. Më pas ka qenë radha e studios Ottopignatti Studio Associato" me moton "Con (Shesh) Temporary", studio e arkitekturës Michele Cro me moton "Folding", projekti "Sundial" i studios angleze 3W Architecture Limited dhe projekti "Suoli sensibili" i studios italiane Mascino e Agnoletto.
Si do të jetë sheshi “Iliria”
Projekti me moton “Folding” është përkushtim profesional i studios së arkitekturës Michele Cro nga Roma. Ky projekt parashikon disa rreshta pemësh në anën lindore si një vend pushimi i ndarë nga rruga e makinave, në pjesën perëndimore një shëtitore si dhe krijon një raport perfekt të sheshit me xhaminë duke e ngritur nivelin e sheshit rreth e rrotull xhamisë dhe nën këtë pjesë të ngritur do të kryhen funksione të përditshme qytetare. Ndërkaq në pjesën midis Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës, ky projekt parashikon një park çlodhës me pemë të shumëllojshme, stola, ndriçim modern si dhe disa sipërfaqe ujore të shkallëzuara. Gjithçka sipas projektit fitues përfshihet në një shtresë gjigante të mbuluar në disa pjesë me bar, kalldrëme, gurë mozaikë etj. Gjithashtu ky projekt krijon edhe lehtësira për trafikun, pasi e kufizon atë pjesërisht në pjesën përpara xhamisë dhe e lehtëson atë në një rrugë të re përballë xhamisë dhe prefekturës.
FITUESJA
Ky projekt parashikon disa rreshta pemësh në anën lindore si një vend pushimi i ndarë nga rruga e makinave, në pjesën perëndimore një shëtitore. Mes bashkisë dhe pallatit të kulturës parashikohet park çlodhës me sipërfaqe ujore të shkallëzuara.
ANGLEZËT
Projekti që parashikonte ndërtimin e orës solare më të gjatë në botë, e cila mendohet se do të ishte në një atraksion turistik për qytetin bregdetar të Durrësit, pasi do të ngrihej mbi një kullë çeliku duke kapur lartësinë 70 metër e gjatë nuk ka fituar.
PRO E KUNDËR
Votat e publikut si dhe të një pjese të anëtarëve të jurisë shqiptare së bashku me mendimin e specialistëve vendorë në Durrës nuk kanë pasur asnjë lloj ndikimi në klasifikimin e studiove konkurruese për projektin e rivitalizimit të sheshit “Iliria”.