Kronika shkurte
02/02/2009 Nishani apel prefektëve
“Zbatoni detyrat, për shpërndarjen e kartave”
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, zhvilloi një takim me prefektët e të gjitha qarqeve të vendit në kuadër të përmirësimit dhe nxitjes së procesit të pajisjes të shtetasve shqiptarë me letërnjoftime elektronike. Ministri Nishani bëri të ditur detyrat që duhet të zbatojnë institucionet e prefektit në të gjitha qarqet, në kuadër të udhëzimit që ka nxjerrë Ministria e Brendshme në vijueshmëri të Vendimit të ri të Këshillit të Ministrave për pajisjen e shtetasve shqiptarë me letërnjoftime elektronike. Duke bërë me dije se janë rreth 730 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë identifikuar si të papajisur me pasaportë, Nishani theksoi se për të ndjekur monitorimin e këtij procesi duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes prefektëve dhe drejtuesve vendorë në bashki e komuna. Shtetasit, të cilët rezultojnë të papajisur me pasaportë për jashtë shtetit, në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Brendshme do të njoftohen deri në 10 shkurt 2009 nga strukturat e njësive vendore në bashki e komuna për t’u pajisur me letërnjoftime elektronike. Për të gjithë këta shtetas do të afishohen edhe listat përkatëse pranë njësive vendore ku ata figurojnë të regjistruar.
E. Qyno
Një tjetër vajzë ka pirë helm
Zihet me babanë, vetëhelmohet 18-vjeçarja
TIRANE- Një 18 vjeçare nga Kavaja ka tentuar t’i japë fund jetës me helm, pasi babai i saj Sinan Kurti e ka kritikuar për kthimin me vonesë në shtëpi. Adoleshentja 18-vjeçare Bedrie Kurti, mësohet se ka qenë në një feste me shoqet e saj të klasës. Mirëpo duket se festa ka zgjatur pak më shumë se orari që i kishte përcaktuar vajzës së tij Sinan Kurti, për t’u kthyer në shtëpi. Në pamundësi për t’i bërë ballë kritikave, Bedrie Kurti rreth orës 19:40 ka vendosur të pijë helmin, që sipas ekspertëve i përket llojit rrugor. Menjëherë pas këtij akti fatal 18-vjeçaria ka shfaqur shenja vështirësie në shëndetin e saj. Ndërkohë që sapo kanë vënë re gjendjen e rëndë të vajzës së tyre, Sinan Kurti së bashku me gruan e tij, e kanë transportuar atë në spitalin e Kavajës dhe më pas në Spitalin Ushtarak. Aktualisht 18-vjeçaria ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Lidhur me ngjarjen në fjalë, në banesën e Sinan Kurtit, kanë shkuar forcat e policisë së Kavajës, të cilat pas marrjes së dëshmive dhe verifikimit të provave, kanë marrë nën hetimin babanë e 18-vjeçares Sinan Kurti. Aktualisht materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.
Akuza ndaj Skënder Mustafajt
Përdhunoi të miturat, 36 vite burg, emigrantit shqiptar
ANGLI- Një emigrant shqiptar është dënuar me 36 vjet burg, pasi akuzohet për abuzime seksuale me të mitura. Skënder Mustafaj 53 vjeç u dënua nga Gjykata e Lartë në Manchester dhe në të njëjtën kohë dje ai është dërguar në burg për të vuajtur dënimin. Në gjyqin që u zhvillua në dhjetorin e kaluar, Mustafaj u deklarua 16 herë fajtor për përdhunim. Në procesin gjyqësor që u zhvillua në gjykatën e Manchesterit, u morën si prova edhe dëshmitë e vajzave që kishte përdhunuar 53-vjeçari shqiptar. Njëra prej tyre, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka sjellë në jetë fëmijën e ardhur nga përdhunimi në vitin 2005 dhe më pas e kishte dhënë atë për adoptim. Për të provuar këtë gjykata vendosi të kryejë analizën e ADN-së, e cila ka konfirmuar se fëmija ishte e 53-vjeçarit shqiptar. Viktima kishte treguar në polici se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale për më shumë se 20 herë, që kur kishte qenë në moshën 13. Ndërsa viktima tjetër, e cila ishte prezent në gjykatë, kishte bërë të ditur për punonjësit social nga departamenti i shtetit për fëmijët dhe familjen se ajo ishte përdhunuar për vite të tëra nga Mustafaj, që kur ishte në moshën 11-vjeçare. Mustafaj u përball me akuzën e përdhunimit dhe akuza të tjera nga prokurori Anthony Spinella, jashtë gjyqit.
Vendimi shuan ëndrrën për tjetërsimin e plazhit të “Gjeneralit”
Prokuroria e Tiranës rrëzon dokumentet e falsifikuara
Kopsitet dosja, pritet vetëm firmosja e fletë-arresteve
TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rrëzojë të gjitha dokumentet e falsifikuara për tjetërsimin e plazhit të “Gjeneralit” që ndodhet në komunën Synej. Ky vendim shuan përfundimisht ëndrrën e dhjetë personave të dyshuar, të cilët pretendonin se duke falsifikuar një sërë dokumentesh, ata mund të ishin pronarët e sipërfaqes prej 48-të hektarësh. Dosja me dokumentet false aktualisht do të shërbejë vetëm si provë materiale nga organi i akuzës kryeqytetase, e cila po kryen edhe hetime të mëtejshme për përcaktimin e rolit të të implikuarve në këtë çështje. Ndërkohë që nga burime pranë akuzës mësohet se për 10 të dyshuarit do të kërkohet edhe masë sigurisë pasi nga hetimet mund të dalin shumë shkelje të bëra prej tyre, gjatë kohës që ata kanë qëndruar në postet e AKKP-së, kadastrës, hipotekës e të tjera. Gjithashtu dyshimet për shkeljet e tyre kanë bërë që grupi i hetimit të mendojë për ndonjë largim të mundshëm jashtë shtetit shqiptar, ndaj kanë menduar që të kërkojnë për ta masë sigurie. Veç të tjerash mësohet se zyra e njësisë së përbashkët hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës ka “kopsitur” dosjen e tjetërsimit të pronave me prova, që implikojnë plotësisht të dyshuarit kryesor të kësaj dosjeje. Burimet thanë se në dosjen hetimore përfshihen përgjime, ekspertiza, dokumente shkresore, raport-vëzhgime dhe filmimi apo fotografimi ambiental si dhe thënie dëshmitarësh. Sipas burimeve zyrtare të organit të akuzës, 30 dëshmitarë janë marrë në pyetje në Prokurori që nga tetori 2008 deri më tani lidhur me këtë çështje. Të gjithë këta persona kanë dhënë deklarimet që plotësojnë elementët e provës për akuzat e ngritura deri më tani, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh zyrtare” si dhe tjetërsimin e pronës shtetërore. Pritet që në ditët e ardhshme Prokuroria të firmosë disa fletë-arreste për të dyshuarit e kësaj dosjeje.