Përgatitet rinovimi i Dalglish

Një zyrtar i lartë i Fenway Sports Group (FSG), që ka në dorë Liverpoolin, ka deklaruar se negociatat për rinovimin e kontratës së Kenny Dalglish kanë filluar.
Sam Kennedy, presidenti i konzorciumit FSG ka theksuar se bisedimet për një kontratë afatgjate të Dalglish janë hapur që prej disa javësh. Legjenda e Liverpoolit ka arritur të sjellë impakt pozitiv në Anfield dhe tani kërkohet krijimi i bazamentit për sezonin e ardhshëm, ku parashikohet një rikthim i Liverpoolit në skenën e futbollit anglez.
“Bisedimet janë duke u zhvilluar tani me njerëzit përkatës. Ian Ayre, Damien Comolli dhe pronarët e tjerë. Por, mendoj se Dalglish ka sjellë shtytje të madhe. Ai është njeri i mrekullueshëm, i apasionuar për klubin”, ka thënë Kennedy.