Përgatitet rritja e biletës për urbanët, 30 lekë
Shoqëria e transportit urban po përgatit paketën e re të çmimeve të urbanëve në kryeqytet. Me debate të shumta çdo fillim muaji, shoqata duket se kërkon ta zgjidhë situatën me rritjen e çmimit të biletës dhe aboneve në 30 lekë për abonent ditore, 1200 lekë një abone e përgjithshme dhe 900 lekë abonetë vetëm për një linjë dhe 600 lekë për abonetë e studentit.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Transportit, Kujtim Hyka tha dje se projektvendimi, pasi është firmosur në Ministrinë e Financave, e cila është hallka e parafundit për vendimin e rritjes së çmimeve, është kthyer në Ministrinë e Transportit dhe pritet të kalojë për miratim në qeveri. Kjo, pasi hallka e fundit e cila vendos ligjërisht për këtë ndryshim, është Këshilli i Ministrave. Kostoja mujore e qytetarëve shërbimin urban rritet në masën 50 për qind në krahasim me çmimet aktuale.