E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgatitje për ceremoninë mortore për Leka Zogun

Qeveria ka ngritur një Komision Shtetëror, i kryesuar zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto, dhe të përbërë nga Aldo Bumçi, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Arben Imami, ministër i Mbrojtjes; si dhe një përfaqësues i Oborrit Mbretëror Shqiptar; një përfaqësues i Protokollit të Shtetit; dhe një përfaqësues i protokollit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, të shtunën është shpallur ditë zie kombëtare. Ceremonia zyrtare e homazheve për të nderuar trashëgimtarin e fronit mbretëror, Leka i Parë, i cili u nda nga jeta mëngjesin e të mërkurës në Reanimacionin e Spitalit Neurokirurgjik të Tiranës, në moshën 72-vjeçare, do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që i tërë ceremoniali do të përballohet nga fondet e buxhetit të vitit 2011 për MPJ-në.

Pas homazheve trashëgimtari i fronit mbretëror, me uniformën e vet ushtarake, siç e la amanet, do të prehet në Varrezat e Sharrës, pranë eshtrave të së ëmës mbretëreshës Geraldinë, dhe bashkëshortes së tij, Suzanë, e cila ndërroi jetë në vitin 2006. /Start/

                                                                                             2011-12-01 15:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›