E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgatitje për vizitën e Obamës në Ankara

Uashington - Departamenti amerikan i shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë njoftoi se vizita që Presidenti Barak Obama do të zhvillojë në Turqi mbart një rëndësi të madhe dhe aktualisht punohet mbi hollësitë e kësaj vizite. Robert Vud, një ndër zëdhënësit e Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë, në konferencën ditore për shtyp tha se "Turqia është një aleate e rëndësishme dhe ka shumë punë që duhen bërë me Turqinë, ne mendojmë se vendimi i Presidentit Obama për të vizituar këtë të fundit është shumë i rëndësishëm".

Në përgjigje të pyetjes "Cila do të jetë zgjedhja e Uashingtonit, ndërmjetësia e Turqisë apo kontakti direkt?" ku fillimisht rikujtohet se në rast oferte Turqia duket e interesuar të marrë përsipër rolin e negociueses ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit, Robert Vud tha se "Jemi ende në qendër të këtyre vlerësimeve. Nuk dëshiroj të spekuloj lidhur me çfarë do të bëjmë".

Ndërsa pyetjes se çfarë u fol gjatë vizitës së Sekretares për Marrëdhëniet me Jashtë, Hillari Klinton në Ankara lidhur me problemet Turqi-Greqi dhe çështjen e Qipros, Zëdhënësi Vud iu përgjigj kështu: "Klinton zhvilloi bisedime mjaft pozitive me autoritetet e qeverisë turke. Ekzistojnë një sërë temash mbi të cilat ne bashkëpunojmë me Turqinë".

Zëdhënësi theksoi se gjatë kontakteve të Klintonit është trajtuar edhe tema e pretendimeve armene, por nuk hyri në detaje të bisedimeve.

Nga ana tjetër, burimet diplomatike spanjolle bëjnë të ditur se është fiksuar që gjatë vizitës së tij në Turqi, Presidenti Obama do të marrë pjesë në Forumin II të Aleancës së Civilizimeve që do të zhvillohet në datat 6-7 prill në Stamboll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›