E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia mbështet pajtimin palestinez

Ankara - Turqia ka rikonfirmuar edhe një herë përkrahjen që i jep përpjekjeve të Egjiptit për sigurimin e pajtimit dhe unitetit kombëtar ndërmjet grupeve palestineze. Presidenti Abdullah Gyl ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Egjiptit Husni Mubarak. Në këtë bisede Gyl i përcolli homologut egjiptian që Turqia është e gatshme të kontribuojë në proces në rast se udhëheqja e Kajros do të ketë nevojë.

Në bisedën telefonike Gyl-Mubarak u trajtuan përpjekjet për sigurimin e pajtimit dhe bashkimit kombëtar ndërmjet palestinezëve.
Presidenti Gyl theksoi që është gati të kontribuojë në proces duke përkrahur iniciativat e Egjiptit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›